Moto GP / Horhe Martin, tjetër nisje nga vendi i parë në Shpilberg

Share Button

http://albaniansport.com/new/wp-content/uploads/2020/03/Moto-GP-logo-2020-black.jpgAlbanianSport.com 14/08/2021 19:20

ASNN – Horhe Martìn arrin vendin e parë në nisje për të dytë herë radhazi në Shpilberg. Në fundjavën e dytë në këtë pistë, ku Moto GP do të zhvillojë Çmimin e Madh të Austrisë, spanjolli arrin të vendoset në vendin e parë në nisje. Madje ka vendosur edhe kohë rekord të pistës. Pas tij, nga vija e parë nisen Fabio Kuartararo dhe Françesko Banjaja. Një rezultat i jashtëzakonshëm ky i Horhe Martin në Austri.

Piloti i skuadrës kliente të “Dukati”-t, “Pramak”-ut arrin të sigurojë vendin e parë në nise në garën e dytë austriake duke vendosur edhe rekord në këtë pistë, gjatë provave zyrtare të së shtunës, me kohën 1 minutë, 22 sekonda e 643 të mijtat. Për pilotin e “Dukati”-t ky është i dyti radhazi në Shpilberg me motorin “Desmosediçi” të skuadrës “Pramak Dukati” dhe i 3-ti në këtë Botëror.

Duket se piloti debutues në Moto GP, po e merr veten garë pas gare, duke treguar se nuk është rastësisht në këtë kategori motorësh. Moto GP zhvillon të dielën garën e dytë radhazi në pistën austriake. Piloti spanjoll ka lënë pas dy nga pilotët pretendentë për titullin “kampion bote”, Fabio Kuartararon me “Jamaha”-n zyrtare, me vetëm 34 të mijëtat më i ngadaltë, dhe Françesko Banjajën me “Dukati”-n zyrtar.

Kjo do të jetë edhe vija e parë e nisjes për Çmimin e Madh të Austrisë, së zhvillohet të dielën. Në vijën e dytë të nisjes janë Johan Zarko, Mark Markez dhe Xhek Miller. Duket se gara të dielën do të jetë e fortë, pasi pretendentët për titull janë shumë pranë njëri tjetrit. Midis 10 më të mirëve në nisjen e garës janë edhe Joan Mir, Aleiks Espargarò, Migel Oliveira dhe Brad Binder.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh