Moto GP / “Honda”-Horhe Lorenco, dilema e funksionimit si binom

Share Button

AlbanianSport.com 02/08/2018 10:40

ASNN – Moto GP rikthehet këtë fundjavë në ekranin e Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar me provat e lira dhe garën e Çmimit të Madh të Republikës Çeke në Bërno. Në prag të kësaj gare, skuadra e “Hondës” ka deklaruar se nuk e ka ende të qartë sesa kohë do t’i duhet Horhe Lorenco të përshtatet me motorin e tij të ri të sezonit të ardhshëm. Ajo ishte një nga lëvizjet më të bujshme të së ashtuquajturës “merkato” të Moto GP-së, por edhe vetë protagonistët e pranojnë se vetëm një fakt i tillë nuk është garanci për sukses.

Për këtë arsye, edhe vetë skuadra e “Hondës” nuk e ka ende të qartë sesa kohë do t’i duhet Horhe Lorenco të përshtatet me motorin e tij të ri të sezonit të ardhshëm. Kreu i skuadrës japoneze, Alberto Puig, e pranoi një gjë të tillë ku pyet sesa kohë do t’i duhet spanjollit për t’i përshtatur kur të zhvendoset nga “Dukati” tek “Honda”. Lorenco e bën këtë zhvendosje pas dy sezonesh të dobëta në Moto GP, aty ku vitin e shkuar nuk fitoi asnjë garë, ndërsa vetëm muajin e shkuar arriti të merrte kreun e podiumit në Muxhelo, duke vijuar ta përërisë këtë sukses edhe në Barcelonë.

Por, këto dy fitore erdhën shumë vonë, pasi “Dukati” kishte vendosur ta zëvendësonte spanjollin me Petruçin. “Lorenco ka fituar 3 tituj kampion në “Moto GP”, por  ne besojmë se ai ka potencialin për të arritur rezultate të mira me motorin tonë“, – tha Puigu, duke vijuar: “Ne presim që ai të përpiqet të arrijë në nivelin e garimit dhe të fitimit të garave, siç ka bërë në të shkuarën. Por kurrë nuk mund ta dish sesi një pilot i përshtatet motorit, sepse ngandonjëherë është e lehtë dhe ngandonjëherë jo. Iu desh atij një kohë e gjatë që të përshtatej dhe ta kuptonte “Dukati”-n.”

“Por, sapo u përshtat, ai fitoi dy gara radhazi”, – shtoi kreu  i skuadrës japoneze, cili theksoi në vijim se pritshmëritë janë të larta për spanjollin, ndonëse asgjë nuk mund të thuhet sa i përket asaj se sa i shpejtë do të jetë ai me motorin e ri dhe kur do ta arrijë këtë. “Por ne besojmë se, me potencialin dhe karrierën e tij, ai nuk po vjen tek “Honda” vetëm për të mbetur në pistë”, – tha Puigu. Lorenco zëvendëson tek “Honda” bashkëatdhetarin Dani Pedrosa, që tërhiqet nga ky sport në 2019-ën, dhe kreu i skuadrës japoneze tha se fakti që të dy kanë një stil të përafërt garimi mund ta ndihmojë përshtatjen e Lorenzos me motorin e ri.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

AlbanianSport.com 10/03/2024 16:10 ASNN – Lara Kolturi, në finalet e Kupës së Botës. Skiatorja kuqezi

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh