AlbanianSport.com 23/02/2021 19:15
ASNN – “Covid-19” i merr jetën edhe menaxherit të “Aprilia”-s, Fausto Gresini. Në moshën 60-vjeçare, ish-kampioni i botës në Moto 2 dhe Moto 3, ka mbyllur sytë në spitalin e Bolonjës. Kështu, është ndarë nga jeta Fausto Gresini. Ish-kampioni i motoçiklizmit, nuk ka mundur ta përballojë betejën me virusin korona, dhe ka mbyllur sytë në moshën 60-vjeçare.
Lajmi është publikuar nga skuadra e tij. Gresini nuk ia ka dalë, është një tragjedi, një nga mijëra historitë e lidhura me vdekjet nga “Covid-19”, të regjistruara gjatë 12 muajve të fundit. Fausto ka qenë 12 herë “kampion bote” në mesin e viteve 80-të, në kategorinë e 125 cc (kubikëve). Më pas u tërhoq për të krijuar skuadrën që mban emrin e tij.
Ka triumfuar me të në Moto 3, në 250 cc, Moto 2 e Moto E. Tani ishte drejtues me “Aprilia”-n në Moto GP. Për të garonte me “Honda”-n, edhe Marko Simonçeli, kur humbi jetën në 201-ën në Sepang. “Covid-19” e goditi Gresinin në dhjetor, e pas disa ditësh në spitalin e Imolas, gjendja e tij u rëndua dhe detyrua të kalonte në spitalin e specializuar të Bolonjës, në terapi intensive.