Moto GP, Drejtori Çiabati sqaron gjendjen e pilotëve tek “Dukati”

Share Button

AlbanianSport.com 24/06/2020 21:25

ASNN – Moto GP ende nuk ka zbritur në pistë për këtë sezon, por garat dhe konkurrenca jashtë saj vazhdojë ethshëm, sidomos në merkaton e pilotëve. Kështu, Mark Márkezi, Maverik Vinjalesi dhe Fabio Kuartararo ishin tre emrat që “Dukati” i shqyrtoi si mundësi për t’i patur në skuadrën e vet, në përpjekje për të shuar hapësirën e krijuar, pa fituar asnjë titull, prej më shumë se një dekade në Kampionatin Botëror të Moto GP-së. Por të 3 pilotët kthyen përgjigje negative, skuadrës italiane.

Duke e detyruar të hartojë një plan B, ndërsa presin të arrijnë një marrëveshje me Andrea Doviciozon, Xhek Milleri është piloti i  vetëm që është zyrtarizuar mbi një motor “Dezmosediçi” për sezonin e ardhshëm. Vetëm 25 ditë para fillimit të Botërorit 2020 në pistën e Herez de la Fronteras, Çabati ka shqyrtuar situatën ku ndodhet “Dukati”. Refuzimet e Márkezit, Vinjalesit dhe Kuartararos, gjendja e negociatave me Andrean, interesi hipotetik i Horhe Lorenzo për t’u rikthyer në Bolonjë janë çështje që analizohen nga drejtori sportiv i ekipit italian.

“Nuk është e vërtetë që Dovizioso mendon të largohet nga ne, – ka thënë ai. – Nëse Markez nuk do të ekzistonte, “Dovi” do të kishte fituar 3 tituj. Ne mendojmë se Millero ka një talent të madh dhe me të mund të bëjmë një hap cilësor drejt arritjes së synimit. Me Markezin kemi kontaktuar, por ai na the prerë se përparësia e tij është të qëndrojë te “Honda”. Dhe japonezët e kanë mbrojtur atë me një shifër që shkon deri në 15 milion Euro në vit. Ndaj nuk kemi ç’të bëjmë.”

“Quartararo ishte një qëllim shumë i vështirë për tu arritur, ai dëshironte të qëndronte te “Jamaha”, – ka vijuar Çiabati. – Atij iu ofrua një kontratë 2-vjeçare atje dhe ai është i kënaqur. Të mos harrojmë që është vetëm 20 vjeç. Kur të bëhet 23, atëherë do të dijë të marrë vendime më të pjekura. Me Vinjalesin, gjërat ishin të ndryshme. Ai kishte një propozim direkt nga Japonia, ku iu ofrua të ishte pilot i parë. Pas kaq vitesh nën hijen e Valentino Rosit, kjo ishte një mundësi e mirë për të padyshim.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh