Moto GP / Doviciozo & Petruçi, të dorëzuar: Markez, i pakapshëm!

Share Button

AlbanianSport.com 09/07/2019 21:10

ASNN – Doviciozo e sheh Markezin tani të paarritshëm. Ai është 54 pikë larg pilotit spanjoll të “Hondës” në renditjen botërore dhe, kur kanë mbetur edhe 10 gara deri në përfundim të Botërorit, duket se italiani i “Dukatit” është dorëzuar në luftën për titull. Edhe Petruçi thotë se motori i tyre ka arritur kufirin maksimal, e nuk mund të japë më shumë. Sipas numrave, ata janë ndjekësit më të afërt, në renditjen botërore për pilotë në Moto GP.

Por distanca midis tyre është shumë më e madhe se sa do të dëshironin.  Kështu Doviciozo dhe Petruçi shkojnë në periudhën e pushimeve, me 58 dhe 64 pikë prapa kryesuesit, pilotit i “Repsol Hondës”, që mund të përkthehet në një distancë prej më shumë se dy gara. Të dy pilotët italianë kanë dy gara që nuk ngjiten në podium, por ajo që i shkurajon ata më shumë është se ata nuk po munden të afrohen me Markezin për të krijuar dyluftim me të.

Kjo është ajo që Doviciozo shpjegon në deklaratat e bëra për “Motorsport”. “Në garat e ardhshme do të mundohem të jem më konkurrues, por kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për të filluar luftën me Markun, – ka thënë ai. – Ne do të përpiqemi të luftojmë kundër vetes tonë, pasi nuk jemi në kushte për të mundur pilotin e “Hondës”. Dy garat e fundit kanë treguar distancën që kemi nga rivalët tanë, nuk ka shumë për të thënë, nuk jemi aq konkurrues sa të duam.”

“Ne jemi shumë të ngadalshëm në mes të kthesës, gjë ku duhet të përqendrohemi”, – ka thënë Andrea Doviciozo për problemin kryesor që sheh në motorin e tij. Petruçi nuk ka shumë gjëra pozitive për të thënë në lidhje me motorin e tij, edhe pse vetëm një muaj më parë në Muxhelo arriti fitoren e tij të parë me “Ducatin”. “Është shumë shqetësuese që në Gjermani dhe në Asen kemi qenë gati gjysmë xhiro prapa me fituesin, nuk jemi të lumtur fare”, – ka thënë ai.

“Kemi bërë gjithçka të mundur, por duket sikur kemi arritur limitin e këtij motori”, – thotë Danilo. Kanë mbetur edhe 10 gara për t’u zhvilluar ende dhe “Dukati” nuk ka shumë kohë për t’u përmirësuar e për të arritur “Hondën” e Markezit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh