Moto GP / Dorëzohet Joan Mir: Fabio Kuartararo, i sigurt drejt titullit “kampion”

Share Button

AlbanianSport.com 09/09/2021 17:10

ASNN – Joan Mir nuk beson se mund të përmbysë diferencën prej 65 pikësh me francezin. Moto GP-ja u ka mësuar një gjë të gjithë pilotëve pjesëmarrës: Atë që gara mbaron vetëm kur fillon të valëvitet flamuri me kuadrate të bardhë e të zinj. Por llogaritë, pilotët vazhdojnë t’i bëjnë, përderisa matematika u jep rrugë ëndrrave, të gjithë mund të besojnë në gjithçka.

Kështu e mendon të paktën Joan Miri. Spanjolli po lufton për të mbrojtur statusin e tij si “kampion bote”, por ai e ka gjetur veten një rivali të papëlqyeshëm, si Fabio Quartararo, i cili tashmë është në kërkim të titullit të tij të parë botëror. Tani francezi ndodhet 65 pikë larg pilotit të “Suzuki”-t, dhe duhet vetëm të dijë si të menaxhojë 6 garat e fundit të sezonit për ta mbyllur në krye të tij.

Fundi po afrohet gjithnjë e më shumë dhe në nivelin më të lartë të Kampionatit Botërori të Motoçiklizmit, Moto GP, kanë mbetur në lojë vetëm 150 pikë. Sidoqoftë, përkundër diferencës me kryesuesin, Joan Miri e kupton se ka pak mundësi për të rifituar titullin. “Kampionati Botëror është i ndërlikuar, por nuk ka përfunduar, përndryshe nuk do të shkoja në garën tjetër”, – ka këmbëngulur spanjolli.

“Unë do të fitoj dhe do të jap më të mirën time. Ka ende shumë gara, gjithçka mund të ndodhë dhe mbyllja e një kampionati është shumë e ndërlikuar”, – përfundon piloti i “Suzuki”-t, me përvojën e të diturit se sa kushton për të arritur një sukses që mbahet mend përgjithmonë. Por, nga përvoja e deritanishme, askush nuk ka arritur të përmbysë diferenca të tilla pikësh.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh