AlbanianSport.com 24/10/2021 17:55
ASNN – Francezi 22-vjeçar e mbyll çështjen e titullit dy gara para fundit të sezonit. Fabio Kuartararo është kurorëzuar të dielën si kampioni i ri i botës në Moto GP, pasi piloti francez i “Jamaha”-s e ka siguruar një gjë të tillë dy gara para fundit të këtij sezoni. Në fakt, përtej një gara të jashtëzakonshme të vetë 22-vjeçarit, që erdhi nga vendet e fundit për të marrë vendin e 4-t në finish, triumfi i tij erdhi më tepër si një dhuratë e bërë nga rivali i tij për titull, Françesko Banjaja.
Niveli më i lartë i Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, Moto GP, ka kurorëzuar Fabio Kuartararon si kampionin e ri të botës, pasi piloti francez i “Jamaha”-s e ka siguruar një gjë të tillë dy gara para fundit të këtij sezoni. Në fakt, përtej një gare të jashtëzakonshme të vetë 22-vjeçarit, që erdhi nga vendet e fundit për të marrë vendin e 4-t në finish, teksa e humbi podiumin vetëm në fund kundrejt Enea Bastianinit, triumfi i tij erdhi më tepër si një dhuratë e bërë nga rivali i tij për titull, Françesko Banjaja.
Ky i fundit u nis nga vendi i parë të dielën në garën e Çmimit të Madh të Italisë, duke mbizotëruar në pistën e Emilja-Romanjas, dhe duke kryesuar, ndonëse i ndjekur gjatë gjithë kohës nga Mark Markezi. Dhe ndërkohë që Kuartaro vijonte marshimin e tij në prapavijë, duke e rritur epërsinë në krye të renditjes së përgjithshme të pilotëve, dukej se çështja e titullit do të shtyhej për të paktën një garë, për t’u zgjidhur në Portugali.
Por një gabim i pafalshëm i pilotit italian të “Dukati”-t, Francesko Banjajës, i cili, pa asnjëlloj presioni nga Markez, ka rrëshkitur në xhiron e 23-të, pra vetëm 4 xhiro para fundit, duke i dhuruar fitoren e kësaj gare pilotit spanjoll të “Hondës”. Madje, më shumë se kaq, Banjaja i ka dhuruar edhe titullin e “kampionit të botës” Fabio Kuartararos, teksa hendeku midis tyre në renditje është 68 pikë, teksa kanë mbetur edhe 50 pikë lojë. Kështu, Kuartararo bëhet francezi i parë që shpallet “kampion bote” në Moto GP dhe i 16-ti që e ka bërë këtë pa u shpallur fitues në dy nivelet më të ulëta të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit.