AlbanianSport.com 17/02/2020 23:20
ASNN – Mark Markezi po e merr veten pas operacionitnë shpatull, ndërhyrje që e kreu më 28 nëntor 2019. Vetë piloti është i kënaqur me rikuperimin. Këtë e konfirmon edhe mentori sportiv i dy vëllezërve Markez, Alzamora. Ai shprehet se Marku po e rrit paraqitjen e tij ditë pas dite e në Botëror do të jetë gati, në 100% të formës së tij. Kampioni në fuqi i botës vazhdon fazën e rikuperimit, pas operacionit në shpatull.
E duket se gjithçka po shkon sipas parashikimeve. Ndërsa ai po stërvitet me motorin e ri të “Honda”-s, për t’u përshtatur me risitë e tij, në prag të Botërorit të Moto GP 2020, piloti spanjoll ka edhe një problem tjetër, atë të rikuperimit në shpatull. Por, Emilio Alzamora, që përfaqëson mentorin sportiv të vëllezërve Márkez, thotë se rikuperimi i Markut po shkon sipas parashikimeve.
Në një intervistë për mediat spanjolle, ai ka folur për gjendjen fizike të Mark Márkezit, për shpatullën e tij të djathtë, të cilën e operoi në 28 nëntor 2019, si dhe për luftën e madhe që po bën piloti për t’u rikuperuar. “Rikuperimi i shpatullës së Markut, po shkon sipas afateve të planifikuara dhe asnjë operacion tjetër nuk është i nevojshëm, – ka thënë Alzamora.
“Jemi shumë të lumtur me mënyrën se si shkoi operacioni dhe si po ndodh rikuperimi, – ka vijuar ai. – Në një person normal, ky dëmtim kërkon një rikuperim prej gjashtë muajsh, por Katari po afrohet dhe Marc po përpiqet të marrë më të mirën e mundshme për të qenë gati në garë. Ai kërkon të jetë 100% në garë dhe të jetë i pari, përndryshe nuk pranon të jetë në vendet e fundit.”