AlbanianSport.com 02.09.2017 22:55
ASNN – Ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës, e cila po luhej të shtunën në Stadiumin “Maksimir” të Zagrebit është shtyrë për shkak të kushteve atmosferike.
Gjyqtarët në bashkëpunim me zyrtarët e UEFA-s, kapitenët dhe trajnerët e të dy skuadrave fillimisht vendosen që ndeshja Kroaci-Kosovë të ndërpritej për 10 minuta.
Megjithatë, shiu i vazhdueshëm e ka bërë të pamundur vazhdimin e lojës dhe zyrtarët e UEFA-s vendosën që të shtyjnë ndeshjen për të dielën, më 3 shtator 2017.
Në momentin e ndërprerjes, rezulati i ndeshjes ishte 0-0.