Moti kërcënon edhe futbollin, 8 ekipet kërkojnë shtyrjen e nisjes së Superiores

Share Button

AlbanianSport.com 10.01.2017 20:45

ASNN – Në fakt, nuk ishte ndonjë surprizë e madhe dhe, do t’i vinte radha e futbollit. Pasi ka pezulluar arsimin, ka rënduar qarkullimin rrugor dhe ka ndikuar në furnizimin me energji elektrike dhe ujë, moti i keq ka prekur edhe sportin. Në fakt, fotoja ilustruese e këtij shkrimi na ofron atë që ishte pamja e stadiumi i Kukësit të martën. Fusha është e mbuluar nga bora.

Natyrisht, si ky mjedis sportiv, ka edhe të tjera në Shqipëri, që kanë probleme për shkak të motit të ftohtë. Dhe ky ka qenë shkaku që pjesa dërrmuese, pra, plot 8 ekipe të Kategorisë Superiore, të kërkojnë që rinisja e kampionatit të mos bëhet në 21 janar 2017, siç është parashikuar në kalendar, por një javë më pas. Ndërkohë, kjo konfirmohet nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Organizmi që qeveris futbollin në vend zbulon se, përkundër rrymës, dy ekipe, Laçi dhe Teuta, nuk janë dakord me shtyrjen e rinisjes së Superiores. Me të një deklarate për shtyp, FSHF-ja kërkon një konsensus të plotë për të marrë vendimin përfundimtar. Fusha të mbuluara nga bora e akulli e bëjnë të pamundur zhvillimin e një normal të një ndeshje futbolli.

Përveç kësaj shtohen edhe problemet me bllokimin e rrugëve që vështirëson lëvizjen e ekipeve dhe tifozëve. Kategoria Superiore është programuar të rinisë më 21 janar 2017 gjysmën e saj të dytë të sezonit, me javën e parë të fazës së 3-të, nga 4 që janë gjithsej, por një vendim i FSHF-së mund ta vonojë zhvillimin e ndeshjeve të javës së 19. Një shtryrje do t’i jepte më shumë kohë ekipeve të përgatiteshin më gjatë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh