AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30
ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë të jetë mikpritëse e garave të Formulës 1 të paktën deri në vitin 2031, pasi është arritur marrëveshja e re 6-vjeçare.
Çmimi i Madh i Monakos vlerësohet si njëra prej garave më prestigjioze, por edhe më legjendare dhe më të veçanta të Formulës 1, teksa është pjesë e kalendarit që prej vitit 1955.
Si pjesë e marrëveshjes së re, gara do të organizohet në qershor duke nisur nga viti 2026. Ndërkohë, data tradicionale e garës Çmimit të Madh të Monakos ishte në fundin e muajit maj.