Gjergj Vyshka 17.10.2016 15:15
Kampioni shqiptar i botës dhe Kampioni i Ballkanit, Ermal Hadribeaj, do të marrë pjesë për Shqipërinë në nëntor në Kampionatin Evropian të MMA-së, që do të mbahet në kryeqytetin çek, Pragë.
“Ne nuk e aktivizuam këtu, – ka sqaruar Presidenti i Federatës Shqiptare të MMA-së, Arjan Rizaj, – sepse ai është i përzgjedhur për Evropianin”. E megjithatë të gjithë e kanë pritur një ndeshje të tij.
Qoftë kjo edhe demonstruese, sidomos platforma dixhitale, “Tring”-u, e cila kishte marrë përsipër transmetimin e këtij aktiviteti, por jo Live, sepse nuk pasur mundësinë e shtrimit të fibrës së internetit në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet.