MMA / “Gladiatori 5” shpall fituesit, spektakël në kafazin e hekurt

Share Button

Gjergj Vyshka 23.02.2017 16:15

Në total, në kafaz kanë qenë 16 ndeshje, të cilat janë drejtuar nga ndërkombëtari Bashkim Berisha. Por 6 prej tyre kanë përfunduar me “nokaut teknik” duke nisur që nga ndeshja e MMA-së për moshat mbi 18 vjeç në peshën deri në 70 kg, atje ku Bahiti ka fituar aforfe për shkak të mbipeshës së kundërshtarit. Po kështu ka ndodhur dhe në MMA për moshat 16-18 vjeç, ndërsa janë dorëzuar që në turin e parë Taipi, Turku dhe Dunisha.

Po me “KO” teknik do të përfundonin dhe dy ndeshjet kryesore që ishin Tokrri-Plasari, apo dhe Ndreca-Voci, duke mos i dhënë mundësi shikuesve të shijonin deri në fund spektaklin. Në pjesën tjetër ndeshjet kanë qenë të ekuilibruara, ndërsa presidenti i Federatës Shqiptare të Ndeshjeve të Lira, Arjan Rizai, ka treguar se kjo veprimtari ishte përzgjedhës për kombëtaren, e cila nga data 29 mars, deri më 3 prill 2017 do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian në Bullgari.

Dhe, më pas,nga data 15, deri më 17 maj 2017, po në Bullgari, në Kampionatin Ballkanik. Pa harruar pjesëmarrjen dhe në Kampionatin Botëror të Bahreinit në tetor të këtij viti. E nën anonimin e Bashkim Mërtirit dhe Kristi Jankut në hyrjet në ring dhe shpalljen e rezultateve “Gladiatori 5” ka pasur më shumë emocione. Në fund është mbyllur mes Fair-Play, atje ku dhe pse ka pasur dëmtime të lehta për fat ndërhyrja e mjekëve të Spitalit gjerman në kryeqytet nuk ka rënduar situatën.

Sakaq “Angels Fitness Gym” dhe “Body Cool” kanë dhënë shpërblime për disa nga fituesit për t’i motivuar që të vazhdojnë përpara, ndërsa në këtë kampionat kanë marrë pjesë 8 ekipe. Përgjithësisht niveli është i mirë, që do të thotë se ky sport premton të ecë përpara në Shqipëri.

 

Rezultatet teknike të kampionatit të ndeshjeve të lira “Gladiatori 5”

 

MMA (14-16 vjeç)

Pesha – 55 kg          Kapllani (TMMAD) – Bylyku (ADE)           2-1

Pesha – 63 kg          Ajdini (TMMAD) – Bakalli (APKF)             0-3

Pesha – 80 kg          Pitarelo (Itali) – Rustemi (AFCMMAT)      1-2

 

Kikboks (+18 vjeç)

Pesha – 63 kg          Qallija (APK) – Xhelili (MADM)                  0-3

Pesha – 78 kg          Kalemi (APK) – Kadriu (Elite Sport)          1-2

 

MMA (16-18 vjeç)

Pesha – 66 kg          Elezaj (APCMMA) – Turku (TMMAD)

fiton Elezaj me KO në raundin e parë

Pesha – 73 kg          Ranxha (ADE) – Taipi (AFCMMA)

fiton Ranxha me KO në raundin e parë

Pesha – 66 kg          Çaushi (AFCMMA) – Dunisha (TMMAD)

fiton Dunisha me KO në raundin e parë

Pesha – 66 kg          Kurdiu (TMMAD) – Hoxha (AFCMMA)     1-1

 

MMA (+18 vjeç)

Pesha – 66 kg          Lushi (ADE) – Dragoi (AFCMMA)             1-2

Pesha – 77 kg          Dervishaj (ADE) – Turku (AFCMMA)

fiton Turku me KO në raundin e tretë

Pesha – 70 kg          Osmanaj (MADM) – Bahiti (TMMAD)

fiton Bahiti me KO për mbipeshë të kundërshtarit

Pesha – 95 kg          Jakupi (Kosovë) – Plasari (AFCMMA)     3-0

Pesha – 70 kg          Tokrri (BMMAL) – Metani (AFCMMA)

fiton Tokrri me KO në raundin e parë

 

MMA

Pesha – 74 kg          Ndreca – Voci           fiton Voci me KO në raundin e dytë

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh