MMA / “Gladiatori 5”, organizim i shkëlqyer, nga arena, deri në TV

Share Button

Gjergj Vyshka 23.02.2017 12:55

Veprimtaria, që ka pasur dhe sportistë të ardhur nga Italia, ka qenë përzgjedhës për elementët e ekipit kombëtar para turneve ndërkombëtarë. “Cinco Cavalli Night Club” dje ka pasur një tjetër ngjyrë, larg atmosferës së fundjavave atje ku “Pub”-in është për të gjithë rininë e kryeqytetit në ritmet e muzikës, por dhe të pijeve alkoolike. E për t’i dhënë një tjetër pamje, ndoshta dhe më të pastër, ka menduar Federata Shqiptare e Ndeshjeve të Lira, e cila kafazin e saj të artë për “Gladiatori 5” e ka zhvendosur pikërisht në këtë mjedis.

Sigurisht në marrëveshje me pronarin e “Cinco Cavalli Night Club”, Luli Jahelezi, i cili nga Federata Shqiptare e Ndeshjeve të Lira është nderuar me “Mirënjohje”, medalje të cilën e ka dorëzuar presidenti Arjan Rizai. Madje ky i fundit e ka bërë dhe për presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, si i vetmi zyrtar që pranoi të ndiqte ndeshjet e lira në kafaz, atje ku artet marciale janë të përziera në një duke dhuruar një spektakël më vete.

Dhe për të garantuar këtë spektakël ka menduar dhe rrjeti i Radio Televizionit Shqiptar, që e ka dhënë direkt të gjithë këtë veprimtari, që ka zgjatur për më shumë se 3 orë e gjysmë, në “RTSH Sport” nën komentin e Erjon Xharos. Kampionati i Ndeshjeve të Lira “Gladiatori 5” ka nisur me ekzekutimin e himnit kombëtar. E më pas gjithçka i ka mbetur presidenti Rizai dhe Bezhani për të bërë përshëndetjet e rastit. “Ju falënderoj për pjesëmarrjen, ndërsa ky aktivitet na inkurajon të ecim përpara duke qenë se tashmë kemi organizuar dhe Ballkaniadën dhe tashmë jemi pjesë e IMMAF-së”, – ka thënë ai.

“Jam i bindur që tjetër organizim do të zhvillojmë për t’i dhënë rritje në nivel, ndërsa falënderoj presidentin Bezhani për mbështetjen e tij”, – ka shtuar Rizaj. Ndërkohë Bezhani e ka cilësuar kënaqësi pjesëmarrjen në këtë veprimtari, ndërsa kjo Federatë e vogël sportive duhet të jetë shembull për të gjithë për mënyrën e organizimit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh