Gjergj Vyshka 17.10.2016 11:35
Presidenti i Federatës Botërore të MMA-së, Kerrith Braun, ka folur para nisjes së Kampionatit të 3-të të Ballkanit në MMA, duke thënë: “Është një nder i madh për mua që jam në Shqipëri, për më tepër në Tiranë. E falënderoj Rizajn për mikpritjen dhe organizimin.”
“Të shoh në një veprimtari të vetme gjithë këto sportistë, trajnerë, gjyqtarë, vullnetarë, por dhe prezencën e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve është një emocion i madh për mua. E rëndësishme është mbështetja dhe gjithçka të shkojë sipas rregullave. Fat të mbarë kësaj veprimtarie!”
Ndërkohë, Federata Shqiptare e MMA-së ka shpërndarë certifikata “Mirënjohje” për të gjithë. Jo vetëm për presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, apo dhe për titullarët e tjerë që nderuan me pjesëmarrjen e tyre këtë veprimtari ndërkombëtare.
Por dhe për gjyqtarët e për gjithkënd që bëri të mundur organizimin. Një medalje e veçantë ka shkuar për sponsorët, ndërsa në përfundim të gjithë janë ndarë të kënaqur duke u shprehur se Shqipëria është një vend ku mund të bëhen dhe të tjera veprimtaritë ndërkombëtare.