Gjergj Vyshka 26.02.2017 10:25
Adrian Hadribeaj pioneri i pare i MMA-së, i stërvitur në Shqipëri deri në moshën 20 vjeç dhe përkatësisht në sportin e karatesë, tashmë është duke arritur majat e botës.
Në karate, i stërvitur nga Ramiz Ismailgecaj dhe Parid Dule, ai ishte “kampion kombëtar” absolut dhe “Kampion Evrope”.
Tashmë në MMA në ndeshjen e tij të 16-të si profesionist ka shënuar fitoren e 15-të, teksa në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mundur Skot Fërtellin.
Një fitore e vështirë e Hadribeajt, që ka ardhur me vendimin unanim të gjyqtarëve të tavolinave.
Ai tashmë është pjesë e UFC-së, ndërsa “terminatori” shqiptar i MMA-së po kthehet në idhull i amerikanëve.