Mirjan Hakani, një karrierë e jetuar mes pedanës dhe drejtimit të sportit

Share Button

Mirjan-Hakani-shtanga

Gjergj Vyshka 07.12.2015 14:35

Sportin e peshëngritjes Mirjan Hakani e filloi në vitin 1971 pranë klubit Tirana, ku ishte dhe kampion me pionerët dhe të rinjtë. Në vitin 1979 theu 8 rekordet e para kombëtare me ekipin përfaqësues. Ka qenë kampion dhe rekordmen për 17 vjet duke vendosur 164 rekorde kombëtare. Për 10 vjet ka fituar në Anketën e “10 sportistëve më të mirë të klubit Tirana, ndërsa në anketën e “10 sportistëve më të mirë të Shqipërisë ka fituar në vitet 1982, 83 dhe 84.

Ka marrë titujt e lartë Mjeshtër Sporti në vitin 1983 dhe Mjeshtër i Merituar Sportit në vitin 1990. Ai është fitues i 8 medaljeve të arta në veprimtari ndërkombëtare dhe fitues i dy medaljeve të arta në Spartakiada Kombëtare. Ka mbaruar Institutin e Lartë të Kulturës Fizike në vitin 1983. Ka punuar për 2 vjet në Institutin e Arteve si pedagog dhe më pas vazhdoi punën për 10 vjet si mësues i edukimit fizik në shkollën “Mihal Grameno”, ku dhe ndërtoi e përgatiti palestrën e parë në sport.

Në vitin 1991 u emërua si mësues i edukimit fizik në shkollën “Ismail Qemali”, ku arriti të realizojë kompleksin e pare sportiv në Shqipëri me sallë force, aerobie, pingpongu, salla e lojërave me dorë, kabinetin e fizioterapisë. Ndërsa në ambientet jashtë u ndërtuan fusha volejbolli, basketbolli, minifutbolli, tenisi, si dhe për herë të pare, edhe sistemin e ndriçimit për këto fusha. Për të gjitha këto merita i është dhënë edhe titulli “Mësues i Merituar”.

Në vitin 1993 filloi pune pranë Bashkisë së Tiranës si Drejtor i Sportit dhe menjëherë ngriti palestrën e parë të peshëngritjes në klubin Partizani. Është marrë me rikonstruksionin e plotë të Stadiumit “Selman Stermasi”, rikonstruksionin e sallës se lojërave me dorë “Fahrie Hoti”, si dhe realizoi këndin e hedhjes në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”. Ka realizuar të gjitha spektaklet artistiko-sportve si ndeshjet e futbollit “gazetarë-artistë”, “politikanë-artistë”, “pozitë-opozitë”, “Për ty Kosovë”, “Faleminderit NATO”, etj.

Është ideator i spektakleve artistiko-sportive si “Nata e Yjeve”, “Sportistë, yje, njerëz”, “Lamtumirë miqtë e mi”, “Yjet e basketbollit”, “Yjet e futbollit”, si dhe realizoi veprimtarinë e parë artistiko-sportiv në Kosovë. Në vitin 2000 u emërua drejtor në Agjencinë e Shërbimit të Sportit, ku ka dhënë gjithë kontributin e tij në drejtim të ngritjes së nivelit të sportit shqiptar. Është dekoruar nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Në vitin 2009, ai u emërua Drejtor Ekzekutiv i Klubit Shumësportësh “Partizani”, ku dhe vazhdonte të jepte kontributin e tij në sport deri në fund të jetës të pasur sportive.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh