AlbanianSport.com 24/10/2018 19:05
ASNN – Shitja e klubit të ligës franceze, Bordo, tek fondin i investimeve amerikane, “General American Capital Partners: (GACP), pritet të bëhet brenda 15 ditësh. Sipas klubit, grupi francez i medias “M6”, pronare e klubit që nga viti 1999, pritej të nënshkruajnë mbi pronësinë ndaj GACP në një takim në Paris për një marrëveshje me vlerë 75 milionë euro.
“Vonesa 15-ditore është për shkak të një problemi administrativ,” – tha presidenti Martin për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP), pa hyrë në detaje. Tavernost, drejtori ekzekutiv i M6, tha se vonesa nuk ishte aspak shqetësuese dhe shitja ishte e sigurt. “Nuk ka arsye për t’u shqetësuar,” – tha ai duke iu referuar “një çështje teknike” lidhur me strukturimin financiar të marrëveshjes.
Zyrtarët vendorë francezë hoqën pengesën e fundit për shitjen më 12 tetor 2018, kur këshilli bashkiak i qytetit të Bordosë votoi me shumicë dërrmuese për të miratuar blerjen e klubit nga amerikanët. Bordoja është një nga klubet franceze më të suksesshme, duke qenë se e ka fituar 6 herë titullin e Ligës 1. Aktualisht, skuadra ndodhet në vendin e 8-të në renditje.