AlbanianSport.com 08.01.2017 21:40
ASNN – Skënderbeu e mbylli në barazim pa gola miqësoren e parë të fazës përgatitore që po zhvillohet në Antalia. Në takimin e luajtur përballë Bursasporit, nuk munguan rastet veçanërisht nga ekipi turk.
Në këtë takim, trajneri Ilir Daja eksperimentoi me formacionin duke e nisur nga minuta e parë me rë rikthyerin Sebino Plaku në sulm. Gjatë kalimit të minutave u aktivizuan shumë lojtarë të tjerë.
Miqësorja e radhës e Skënderbeut do të jetë me skuadrën nga Azerbajxhani, Sumçajit, më 13 janar 2017.
Pak më vonë, edhe kryesuesja e renditjes së Kategorisë Superiore, Kukësi, ka luajtur ndeshjen e parë miqësore në Antalja, ku është përballur me ekpin e Istanbul Bashakshehirin, duke u mundur me shifra 1-3.
Irfan Kan i ka kaluar në epërsi në minutën e 12-të turqit, për të cilët nga minuta e parë u aktivizua edhe sulmuesi kuqezi, Sokol Çikalleshi, ndërsa, 7 minuta më pas, Holmes e ka dyfishuar këtë epërsi.
Ndonëse Pero Pejiç ka shkurtuar largësinë e golave në minutën e 26-të për Kukësin, Bashakshehiri do ta vulosë fitoren 4 minuta para përfundimit të kohës së rregullut, me anë të Mosoros. Kështu, mbyllet me fitoren 3-1 të turqve kjo miqësore e parë e Kukësit.