AlbanianSport.com 20.02.2015 16:25
ASNN – Skuadrat e Kategorisë së Dytë dhe Të Tretë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit janë përfshirë në ndeshje miqësore.
Madje Luzi 2008 në prag të fazës së dytë është mundur nga kosovarët e Dritës së Gjilanit, ndërsa trajneri i kësaj skuadre Xega është detyruar ta shtrëngojë mirë ekipin në prag të fazës së dytë.
Jo vetëm kaq, FC Internacionali dhe duke mundur Bulqizën ka konfirmuar dhe një herë gjendjen e mirë që ka si kryesuese e Grupit B.
Kurse Domosdova ka shpërthyer në gola me Fushë-Mbretin. Në fund Iliria e Kosovës ka qenë e fortë për Golemin, që e ka mundur 1-2.
Golemi është përgatitur që të premten të luajë me Prizrenin.
Luzi 2008 – Drita Gjilan 0-1
Internacional – Bulqiza 2-0
Domosdova – Fushë-Mbreti 8-1
Golemi – Iliria Kosovë 1-2