AlbanianSport.com 22/04/2020 19:25
ASNN – Teksa në Itali është politika që po e mban peng rikthimin gradual të futbollit në fushën e blertë, në Gjermani çështja qëndron ndryshe dhe tanimë duket se edhe politika që po hap rrugë. Më së fundmi është Ministri Gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, ai që deklaruar është i hapur për rikthimin e ndeshjeve të Bundesligës në futboll, por me kusht që të luhen pa shikues.
Një gjë të tillë ai e ka deklaruar të mërkurën për agjencinë e lajmeve agjencia “Reuters”, para se të merret një vendim nga zyrtarët të enjten. Duke kuptuar se edhe “ndeshjet fantazmë” janë të rëndësishme për miliona tifozë të futbollit, Spahni ka thënë se faktori kryesor për rikthimin e futbollit është që shëndeti i lojtarëve të mos rrezikohet.
“Nëse kjo mund të arrihet me rrezik të zvogëluar, apo pa rrezik, atëherë sigurisht që mund të bëhet”, – ka deklaruar zyrtari i lartë gjerman i shëndetsisë. Bundesliga është pezulluar që nga mesi i marsit për shkak të koronavirusit, që ka infektuar më tepër se 145 mijë persona në Gjermani dhe ka shkaktuar vdekjen e mbi 4,800 vetëve.
Klubet gjermane dhe Liga e Futbollit Gjerman (DFL) do të takohen të enjten për të vendosur se sa gjatë duhet të shtyhet pezullimi. Liga është e pezulluar deri më 30 prill, por po raportohet se ndeshjet e Bundesligës pritet të nisin nga 9 maji. Duhet theksuar se të 18 klubet e nivelit më të lartë të kampionatit gjerman të futbollit kanë nisur prej disa ditës stërvitjet në grupe të vogle, në përputhje me protokollët e miratuar shëndetsorë.