Gjergj Vyshka 14.06.2016 16:20
Artur Angoni, trajneri i Tiranës, e ka vlerësuar KS “Ali Demin” si kundërshtar të vështirë. “Më duhet të them që (portieri) Rrapi ka qenë lojtari i tyre më i mirë, sepse i ka shpëtuar në disa raste”, – ka thënë ai pas triumfit 4-3 në finale.
“Ka qenë shumë e vështirë të përshtatemi me ndërrimin e formulës së kampionati dhe luajtjen në bar sintetik, – ka vijuar trajneri bardheblu. – Megjithatë kemi tre muaj që punojmë për këtë finale dhe ia kemi dalë.”
“Tashmë në UEFA Futsal Kup sigurisht që do të punojmë për të qenë një skuadër më kompakte, ashtu sikurse ka qenë Tirana ndër vite në arenën ndërkombëtare”, – ka përfunduar Angoni, duke folur për “Sport Ekspres”.