AlbanianSport.com 28.01.2015 14:35
ASNN – Përtej krizës dhe mbase edhe prej rezultateve të dobëta të njëpasnjëshme, Milani po kërkon përforcime dhe duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Blerim Xhemaili.
Mesfushori shqiptar duket se do të largohet nga Gallatasaraji, në ditët e fundit të merkatos së janarit dhe kuqezinjtë mbeten të interesuar për shqiptarin e përfaqësueses zvicerane.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane, sipas të cilave, futbollisti pëlqehet shumë nga zëvendëspresidenti Adriano Galiani, i cili duket se i ka nisur kontaktet me gjiganden nga Stambolli.
Ish-futbollisti i Napolit kishte nënshkruar kontratë 3-vjeçare me Gallatasarajin, ndërsa ka zhvilluar vetëm 8 ndeshje në pjesën e parë të sezonit. Tek Milani sigurisht se do të kishte më shumë hapësira.