Milani në krizë të plotë, Xhampaolo mbetet, por ngrihen kandidaturat

Share Button

AlbanianSport.com 30/09/2019 19:10

ASNN – Marko Xhampaolo nuk do të largohet, të paktën për momentin. Klubi kuqezi, nëpërmjet Maldinit, ka konfirmuar sërish trajnerin, por është e qartë se kusht mbetet ndryshimi, rezultatet e nuk ka më kohë për hapa false. Duke filluar nga të shtunën, në Gjenovë kundër skuadrës së këtij qyteti, aty ku ish-trajneri i Sampdorias do të luajë pjesën kryesore të të ardhmes së tij në drejtim të kuqezinjve.

Logjikisht, në këtë situatë, po qarkullojnë emrat e mundshëm për ta zëvendësuar. Luçiano Spaleti duket i favorizuar, por bisedime ka patur edhe me Klaudio Ranierin që në të kaluarën ka treguar se di t’ia dalë me skuadrat që ndodhen në vështirësi gjatë kampionatit. Në vëmendje është edhe mundësia tjetër, Rudi Garsia, profili i të cilit u pëlqen mjaft drejtuesve të Milanit.

Pastaj është edhe Andrij Shevçenko, por, për momentin, ardhja e tij duket e vështirë. Vërtet është miqësia me Paolo Maldinin, por ish-sulmuesi i kuqezinjve, duhet të braktisë fillimisht rolin e trajnerit të përfaqësues së Ukrainës, me të cilën po ecën mjaft mirë. Në listë janë edhe emrat e Alegrit dhe Vengerit. Ndërsa të gjithë janë në pritje të ndryshimit, Xhampaolo vazhdon stërvitjen me skuadrën me mbështetjen e klubit.

6 ndeshje janë shumë pak për të gjykuar një trajner, thonë Maldini e Bobani. Filozofi e drejtë për një projekt afatgjatë, por duhen edhe rezultatet dhe ndonjë ide loje. Gjëra të cilat, deri tani nuk janë parë. 6 pikë në 6 ndeshje janë një mesatare aspak e mirë, por ajo që shqetëson më shumë, është se në horizontin kuqezi, nuk duket asnjë e ardhme premtuese.

E mbi të gjitha kur vetë trajneri në konferencën për shtyp thotë për paraqitjen e lojtarëve: “Duken sikur nuk i kam stërvitur asnjëherë”. Një fjali kjo që të bën të reflektosh: Duket sikur diçka nuk shkon, e mbi të gjitha para syve të të gjithëve. E për këtë nuk mjaftojnë as fjalët e kapitenit Romanjoli: “Jemi me trajnerin deri në fund”. Duhet ta tregojnë në fushë këtë, sepse ky Milan agonistik dhe një humbje në Gjenovë mund të shkatërrojë gjithçka.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh