Mesi, një “mostër”, 20 ndeshje, 21 gola, 11 pasime për gol & 9 shtylla(!?)

Share Button

AlbanianSport.com 03/02/2019 21:35

ASNN – Barcelona ka goditur 24 herë shtyllën këtë sezon, 9 prej tyre kanë firmën e “Pleshtit”. Lionel Mesi realizoi dy gola në barazimin 2-2 të Barcelonës ndaj Valencias mbrëmjen e së shtunës në La Liga të Spanjës. Ky barazim e frenoi Barcelonën pas 8 fitoresh radhazi dhe kjo u jep mundësinë rivalëve të Madridit, Atletikos dhe Realit të afrohen në renditje. Kjo e bën kampionatin spanjoll mjaft interesant në aspektin e rivalitetit për titull.

Por ka një statistikë mbresëlënëse që e bën Barcelonën një skuadër mjaft efikase në sulm, një makineri golash dhe pasuesish për gol, por edhe goditje shtyllash, një element në dukje i parëndësishëm, por domethënës në lidhje me rastet për gol që krijon një skuadër, emocionin, spektaklin, imazhin dhe natyrisht forcën goditëse të një ekipi. Kështu, Barcelona gjatë këtij sezoni ka regjistruar 24 goditje shtyllash, që do të thotë 1.1 shtylla për ndeshje.

Interesant është fakti se në këto 24 goditje shtyllash ka marrë pjesë me 2/5 e shumës vetë “Pleshti” argjentinas, Lionel Mesi, i cili ka realizuar 9 goditje shtyllash në këtë sezon. Pas tij vjen Luis Suarez, i cili e ka goditur 5 herë shtyllën këtë edicion. Natyrisht, ka dhe futbollistë të tjerë që kanë goditur shtyllën si Kutinjo, në 4 raste, Dembele, në 3 raste, Serxhi Roberto, në dy raste dhe vetëm një goditje ish-futbollisti El-Hadadi, i cili tani është bërë pjesë e Seviljes.

Mediat spanjolle shkojnë më tej, duke dhënë edhe shtyllat e goditura, pra e majta ose e djathta pingule, apo dhe shtylla horizontale. Në dukje një element krejt i parëndësishëm, por për analistët dhe statisticienët kjo ka rëndësi për goditjet standarde apo rastet e regjistruara nga aksioni sulmues. Fakti që Mesi është ai që ka goditur më shumë ka lidhje me ekzekutimin prej tij të goditjeve standarde dhe 11-metërshave, por edhe gjuajtjeve më të shumta në drejtim të portës.

“Pleshti” ka realizuar 21 gola në 20 ndeshje, ka dhënë 11 pasime goli dhe ka goditur 9 herë shtyllën. Çfarë mund të bëjë më shumë një futbollist?

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh