AlbanianSport.com 13.05.2016 23:25
ASNN – Pas UEFA-s, Kosova është bërë edhe anëtare e FIFA-s,duke i dhënë kështu fund izolimit shumëvjeçar ndërkombëtar. Votimi për anëtarësimin e Kosovës rezultoi surprizë, pasi FFK-në e kanë mbështetur 141 vende përkundrejt 23 votave kundër, edhe pse asaj i duheshin vetëm 105 vota për t’u bërë pjesë e organizmit që qeveris futbollin botëror. Pas këtij suksesi, Presidenti Xhani Infantino e ka përshëndetur në fund duke i thënë se, FIFA gjithmonë do të përpiqet të krijojë ura të reja për zhvillimin e futbollit në botë.
Kosova edhe zyrtarisht është anëtarja e 210-të e FIFA-s Kongresi i 66-të i organizmin që qeveris futbollin botëror, që u mbajt në Meksikë, ka vendosur që përfundimisht që ta pranojë Kosovën si anëtare të saj të re, duke i dhënë fund një periudhe izolimi shumëvjeçar për futbollin kosovar e për të çelur një epokë të re. Votimi për anëtarësimin e Kosovës rezultoi surprizë, pasi FFK-në e kanë mbështetur 141 vende përkundrejt 23 votave kundër, edhe pse asaj i duheshin vetëm 105 vota për t’u bërë pjesë e organizmit që qeveris futbollin botëror.
Javë më parë FFK-ja u pranua edhe në organizmin që qeveris futbollin evropian, UEFA. Kështu, Kosova ka nisur epokën pa “fusnotë” dhe pa kushtëzime, pasi i ka dhënë fund procesit të ndërkombëtarizimit, i nisur më 1991. Kongresi i FIFA-s ka votuar për pranimin e Kosovës në shtëpinë më të madhe të futbollit, duke u bërë anëtarja e 210-të dhe do të ketë të drejtë të marrë pjesë në Eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”. Kështu, Kosova e ka mposhtur sërish Serbinë, edhe në FIFA. Kjo e fundit ka pasur madje një votë më pak sesa në UEFA, edhe pse në organizatën botërore të futbollit ishin 209 anëtarë.