AlbanianSport.com 08.02.2016 16:15
ASNN – Merkatoja e dimrit është mbyllur dhe janë afro 80 lojtarë që janë afruar nga 10 skuadrat e Kategorisë Superiore, një shifër kjo relativisht e lartë për një periudhë që supozohet vetëm të bëjë riparime të vogla. Ndërkohë që nga shefi i garave në FSHF, Lysien Nurishmi, zyrtarisht pohohet se nuk ka kufizime sa i përket numrit, opinionisti Fatmir Mneri dhe specialisti Ermal Tahiri theksojnë se kjo është një praktikë e gabuar e klubeve shqiptare.
Për një periudhë që supozohet vetëm të bëjë riparime të vogla, numri prej afro 8 lojtarësh të blerë nga çdo skuadër gjatë merkatos së janarit, është i madh, por shefi i garave në FSHF, Lysien Nurishmi, qaron se nuk ka kufizime nga rregullorja.
Por opinionisti Fatmir Mneri dhe specialisti Ermal Tahiri theksojnë se kjo është një praktikë e gabuar e klubeve shqiptare. Sipas tyre, klubet shqiptare kanë shumë për të mësuar sa i përket administrimit. Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka hyrë tanimë në gjysmën e dytë të këtij sezoni.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë: