Merkatoja e dimrit, “e ftohtë” për ekipet e Superiores, veçohet Kukësi

Share Button

AlbanianSport.com 16/01/2019 10:45

ASNN – Mbyllet gjysma e merkatos, Kukësi “kampion”, Partizani në “dërrasë të kalbur”, Flamurtari e Skënderbeu në “hava”. Është mbyllur gjysma e kohës së merkatos së dimrit dhe skuadrat i kanë bërë lëvizjet e tyre të para e thelbësore për periudhën sezonale në vazhdim. Natyrisht, vëmendja shkon tek skuadrat që pretendojnë titullin. Duke përjashtuar Laçin, i cili nuk ka një strategji të kuptueshme se çfarë synon, por ka ditur të marrë maksimumin nga grupi aktual, ekipet e tjera kanë hyrë në merkato, ku kanë bërë afrime, por edhe kanë lejuar largime, me shpresën se në vazhdim do të jenë më produktivë.

Megjithatë, pa bërë ndonjë analizë me detaje sa i takon aspektit tekniko-taktik të lojtarëve që kanë lëvizur në këtë merkato dimri, mund të konstatohet të paktën nga emrat se “kampion” i merkatos dimërore është padyshim Kukësi. Ka larguar një futbollist teknik si Donjet Shkodra, por Kukësi ka afruar 3 futbollistë që jo vetëm i ka reklamuar si afrime për titull, por praktiksiht janë lojtarë të sprovuar. Në fillim erdhi Eduard Rroca, më pas Vasil Shkurtaj e në fund lojtari Faton Xhemaili nga Lugina e Preshevës që sipas zyrtarëve të Kukësit do të shpërthejë tek klubi verilindor.

Me këto tre emra të spikatur, pa harruar ndonjë lëvizje dytësore të imponuar nga rrethanat, Kukësi ka ngritur nivelin e pretendimeve të tij dhe besohet se do të jetë favorite kryesor për titull. Këtë e kanë pranuar dhe specialistët, që besojnë se ardhja e Shkurtajt i jep avantazhe të mëdha ekipit të Safet Gjicit, i cili me këto blerje mposhti Partizanin në merkato. Të kuqtë kanë bërë lëvizjet e tyre, por pranohet gjerësisht se Partizani nuk ka bërë goditje të rënda, në kuptimin nuk ka luajtur me emra të mëdhenj dhe lëvizjet e tij nuk shihen bindëse.

Si të mos mjaftonte kjo, ish-lojtarë të Partizanit të madh dikur, kanë hedhur dyshime, duke thënë se blerjet e Partizanit nuk janë dëshirë e trajnerit Skënder Gega. Pra merkato e Partizanit po ecën në “dërrasë të kalbur” dhe ka gjasa që në pjesën e dytë të sezonit “demat” të rrëzohen. Flamurtari dhe Skënderbeu vetëm deklarojnë merkato, sidomos vlonjatët, të cilët, të zhytur në krizë serioze mund të rrezikojnë jo vetëm pozitat aktuale, por të bien në zonën e mbijetesës nësen nuk zgjidhet ngërçi financiar dhe ai organizativ i këtij klubi.

Si përherë gjatë viteve të fundit, Flamurtari e nis sezonin me pretendime titulli dhe e mbyll duke u ruajtur të mos bjerë nga kategoria. Dështim total! Kurse Skënderbeu ka nisur të lëvizë, ka bërë dhe afrime, por kjo skuadër nuk ka më as forcën dhe as vetëbesimin e viteve të fundit. Njëlloj si Flamurtari, edhe Skënderbeu është “në hava” dhe ka gjasa të mos bjerë me këmbë në tokë as në pjesën e dytë të sezonit, pasi besohet se në pranverë do të ketë një vendim të Gjykatës Sportive të Lozanës që ende pa u dhënë zyrtarisht ia ka shkrehur dëshirat dhe optimizmin skuadrës korçare.

E vetmja skuadër që vijon të shihet me interes është Teuta. Dështimi i transferimit të Amadu Latifit në Bjellorusi, ka anët e veta pozitive dhe negative. Pozitive sepse Latif është shënues i mirë, por ka dhe negativitet, pasi Teuta ishte “mprehur” për të bërë goditje me një goleador të fuqishëm, gjë që tani duket e vështirë. Sidoqoftë, besohet se Teuta e ka ende forcën e pjesës së parë të sezonit dhe me këtë ritëm mund të shkojë deri në fund si një pretendente për titull. Sa u takon ekipeve të mbijetesës, kjo merkato dimri po dëshmon dhe një herë krizën e Tiranës.

Si në strategji, ashtu edhe dhe kalimin e ditëve në mënyrë joproduktive, kurse Kamza, Kastrioti dhe Luftëtari, që të gjithë shpresojnë të mbysin njëri-tjetrin për të mos rënë nga kategoria. Lëvizjet e tyre në treg, të paktën deri tani, nuk besohet se kanë impakt që mund të ndryshojë rrjedhën e garës. Ishin për mbijetesë dhe për mbijetesë do të jenë deri në fund. Për habi, edhe merkato e tyre më shumë synon të dobësojë kundërshtarët sesa synon të bëjë afrime serioze për vazhdimësinë.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh