AlbanianSport.com 25.01.2015 21:15
ASNN – Trajneri i Memaliajt, A. Zhupa, është shprehur i kënaqur me shpirtin që skuadra e tij shpalosi në miqësoren me Luftëtarin. “Në radhë të parë dua të falënderoj drejtuesit e Luftëtarit për ftesën që na bënë për këtë ndeshje miqësore”, – tha ai.
“E luajtëm këtë ndeshje, ndonëse kishim tre mungesa si Skënderi, Jaupi dhe Hoxha, – ka vijuar ai. – Por pash grintën që pati skuadra në këtë. Jam i kënaqur për terrene të tilla, pasi këto terrene u japin mundësi futbollistëve të bëjnë më të mirën në stërvitje.”
“Nuk ka shumë rëndësi rezultati. Por shoh që me këtë ndeshje ndaj Luftëtarit jam disi në objektivin që unë kërkoj, pasi jemi pretendent për në Kategorinë e Parë. I uroj suksese Luftëtarit në kampionat”, – ka përfunduar trajneri i Memaliajt, A. Zhupa.