Mema, Mezani, Gjoka & Nica, një “fjalëkryq mbijetese” për 4 trajnerë

Share Button

AlbanianSport.com 10/12/2018 12:55

ASNN – 16 javë garë për mbijetesë, nga “skilja” Stavri Nica, “pinjolli” Mema, “i mbyturi” Mezani dhe “fjalëkryqi” Gjoka. Projeksioni i trajnerëve të Kategorisë Superiore në zonën e mbijetesës, Gjoka bën diferencën dhe Kamza ka një shpresë. Katër skuadra janë në grupin e mbijetesës në Kategorinë Superiore. Është Tirana, Luftëtari, Kamza dhe Kastrioti. Në 3 ndeshjet e fundit Kamza ka marrë një humbje, një barazim e një fitore, gjithsej katër pikë, duke u ngjitur në kuotën e 12 pikëve dhe duke bërë pas shumë e shumë javësh një hap të mirë përpara.

Natyrisht, koeficienti me më shumë se 1 pikë për ndeshje për trajnerin Ernest Gjoka është përcaktues për qëndrimin në kategori. Çdo koeficient mbi një pikë për ndeshje të jep siguri për qëndrimin në Kategorinë Superiore. Kjo ecuri duhet parë në raport edhe me paraqitjen e skuadrave rivale dhe trajnerëve të tyre. Kështu, Stavri Nica mori drejtimin e Kastriotit në fund të fazës së parë me 3 pikë dhe aktualisht ka 10 pikë. E mori në vend të fundit dhe është në vend të fundit. Në një fazë lojë ka siguruar 7 pikë, që është më pak se një pikë për ndeshje.

Rrjedhimisht, Kastrioti me këtë ecuri bie nga kategoria. Duke pasur parasysh formulën e garës dhe eksperiencën e viteve të fundit, ekipet që luajnë për mbijetesë duhet të kapin të paktën 40 pikë që të qëndrojnë në kategori. Pikëaverazhi i tanishëm, pas 16 javësh garë, nuk i jep të drejtë Kastriotit të qëndrojë në Superiore. Jo rastësisht është në vend të fundit. Por gjërat nuk duhen parë vetëm në aspektin teknik , lojës dhe rezultateve, por edhe në aspektin psikologjik dhe sidomos atë financiar. Prandaj, nga të 4 ekipet që janë në fundin e tabelës, Luftëtari për momentin duket më i rrezikuari.

Shkak është kriza financiare që mund të sjellë falimentimin. Që tani lojtarët kanë nisur kontaktet me klubet e tjera, pra për Luftëtarin priten ditë të vështira. Trajneri Gentian Mezani mori skuadrën në javën e 5-të, në një kohë që ekipi kishte zero pikë. Tani Luftëtari ka 13 pikë. Në 11 ndeshje të Mezanit ka një koeficient mbi 1 pikë për ndeshje, pra Mezani është trajner i mirë. Por e keqja e Luftëtarit është se në javët e fundit ka pësuar vetëm humbje, duke pasur një kurbë në rënie e jo në ngritje, pra një projeksion negativ dhe të rrezikshëm.

Skuadra tjetër është Tirana, e cila ka 14 pikë, por jo larg zonës së rrezikshme, sepse është e distancuar vetëm 4 pikë nga vendi i fundit. Pra Tirana është në vallen e rrezikshme të mbijetesës. Nën drejtimin e Ardian Memës, në 8 ndeshje ka marrë 6 pikë, pra ka një koeficient nën 1 pikë për ndeshje që nuk i jep aspak lumturi Tiranës. Fitorja e fundit ndaj Kastriotit me goleadë ka qenë një festë e vërtetë sepse ka përmirësuar treguesit, por projeksioni i pikëve sipas një numri të caktuar ndeshjesh të fundit, nuk i jep të drejtë Memës të jetë i qetë.

Për më tepër, duelet direkte janë vendimtare dhe Tirana ka një paqëndrueshmëri të tillë që të frikëson. Sidoqoftë, ajo ka një epërsi të momentit që është pozicioni në vendin e shtatë, ku mund të përfitojë dhe nga barazimet në duelet direkte apo me kundërshtarë më të fortë. Siçshihet, nga të katër skuadrat e mbijetesës, vetëm trajner Ernest Gjoka ka kurbë në rritje dhe një projeksion pikësh që të jep shpresë. Të tjerët janë të rrezikuar në mënyrë konstante. Kuptohet, vendimtare për të 4 ekipet do të jetë merkatoja e dimrit.

Klubi që do të dijë të bëjë goditje në treg do të sigurojë më shumë premise për të qëndruar. Askush nuk e ka kaluar rrezikun, përkundrazi, prandaj zona e fundtabelës po dhuron më shumë emocione se kreu i saj.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh