AlbanianSport.com 10.12.2016 17:05
ASNN – Më shumë se mijëra sportistë rusë kanë qenë të përfshirë në një program dopingu të dhënë nga shteti, që ka zgjatur për katër vjet duke nisur nga 2011-ta.
Ky është përfundimi më i tmerrshëm i raportit të Mekklareni, që denoncon se në listën e të përfshirëve janë 4 medalistë në Lojërat Olimpike “Soçi 2014” dhe 5 medalistë në Lojërat Olimpike “Londër 2012”.
Janë prezantuar në Londër, në mënyrë më specifike, detajet e hetimit që ka nisur që korrikun e kaluar, i cili akuzonte Rusinë se e ka bërë gjithçka në një konspiracion të vërtetë institucional.
E kjo dhe me mbrojtjen e shërbimeve sekrete. Por Rusia është mbrojtur: Nuk ka program dopingu nga shteti.