Mediat sllovene “çojnë” Endri Çekiçin drejt Arsenalit, 23-vjeçari: Ah, sikur…!

Share Button

AlbanianSport.com 13/04/2020 18:05

ASNN – Këtë sezon ai ka spikatur me formën e tij të shkëlqyer, duke shënuar gola të rëndësishëm dhe, falë ndihmës së tij, skuadra e Olimpijas së Ljubljanës po kryeson kampionatin slloven. Endri Çekiçi ka përjetuar një formë mbresëlënëse në dy sezonet e fundit me skuadrën e njohur sllovene duke realizuar 15 gola në 30 ndeshje, si dhe ka dhuruar  7 pasime për gol këtë sezon me skuadrën sllovene.

Dhe, siç ndodh kur një lojtar shkëlqen, nuk vijojnë të vijnë edhe oferta nga klube të mëdha, të cilat e mbajnë gjithnjë një sy hapur sa i përket talenteve të reja në mosha, por edhe që vijnë nga kampionate relativisht më inferiore dhe, për rrjedhojë, kushtojnë më pak, por nga të cilët mund të nxirret më vonë një fitim mjaft më i madh sesa investimi fillestar.

Kështu edhe 23-vjeçari shqiptar po ndiqet nga emisarët e Arsenalit. Lajmin e bujshëm e zbulon media sllovene “24ur”, e cila thekson se nga burime të besueshme ka mësuar se “Topçinjtë” interesohen për mesfushorin me tipare sulmuese të Olimpijas së Ljubljanës. Interesimi për ish-futbollistin e Shpresave është rritur ndjeshëm teksa për të kanë ardhur oferta nga Spanja, Polonia dhe Italia.

Megjithatë, Çekiçi ende nuk e ka kryer debutimin me Kombëtaren e të rriturve të Shqipërisë. Sidoqoftë, pogradecari ka uruar të ketë diçka të vërtetë në zërat që e lidhin me Arsenalin. I cituar nga mediat sportive shqiptar, mesfushori me tipare sulmuese nuk e mohon se janë duke i pëlqyer këto thashetheme që e lidhin me Arsenalin. “Kam folur me menaxherin, janë vetëm zëra, nuk mund të them më shumë për këtë temë, jam më pak i informuari”, – tha ai.

“Do të doja shumë të ishte e vërtetë, e shpresoj shumë, – shtoi 23-vjeçari. – Për momentin, jam i fokusuar tek Olimpija dhe dua që, së pari, ta mbyll sa më mirë sezonin, pastaj ne verë, besoj se do të ndryshoj klub. Shpresoj shumë shpejt të jem edhe në Kombëtare.”Ndër të tjera, Endri Çekiçi vlerësohet për goditjen e fortë nga distanca dhe kombimin e mirë në fushë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh