Medaljet e Uldedajt duan kurimin financiar & vëmendjen e duhur

Share Button

Boks-Jurgen-Uldedaj-podium

Nga Olsi Tujani 31.10.2015 08:50

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha, pritje për boksierin bardheblu. Në mesditë takim në KOKSH mes medalistit dhe presidentit Viron Bezhani. Riformatimi emergjent i bursave të solidaritetit olimpik nga KOKSH, por edhe atashimi karshi kompanive të biznesit si një imazh për një sportist që prodhon medalje vlejnë më shumë se sa disa falënderime protokollare, por pa efekt prapaveprues. Jurgen Uldedaj, një nga ata pak sportistë shqiptarë të elitës individuale, sërish ka prodhuar medalje, sërish ka sjellë një tjetër rezultat në nivel ndërkombëtar!

Pas Rusisë, aktiviteti i radhës erdhi nga Evropiani i Të Rinjve në Zagreb, aty ku përsëri për Shqipërinë, flamuri kuqezi ishte prezent! Paketa shqiptare e sportistëve të talentuar nuk është se ka një gamë të gjerë, në një kohë që vëmendja karshi tyre është thuajse NUL! Djali me një kulturë familjare për t’u admiruar dhe me një mbështetje krejtësisht personal në heshtje dhe me një angazhim maksimal arriti të marrë sërish medalje. Mund të kishte shkuar akoma më shumë, por prania e një gjyqtari serb në turin e radhës edhe këtu pati ndikimin e saj.

E megjithatë, ai përsëri erdhi me medalje. Një diçka që shënohet dhe që duhet të shënohet nga ana e atyre autoriteteve shqiptare që administrojnë pak sport dhe ato pak sportistë që i kanë mbetur Shqipërisë. Duke nisur që nga shteti shqiptar, Komiteti Olimpik e deri tek federata përkatëse. Një kurim në kohë siç është edhe momenti do të kalonte në pritshmëri shumë më të larta. Sot boksieri Uldedaj pritet nga kryebashkiaku Basha dhe nga presidenti i KOKSH, Bezhani, por në fund të fundit efektet protokollare pak ndikojnë në aspektin e vijimësisë së tij si sportist.

Jurgeni dhe ato pak shokë të tij sportistë në disiplina të tjera duhet dhe lipset të kenë mbështetje në vend të takimeve që prodhojnë vetëm një vlerësim momental dhe asgjë më shumë. Precedentët nuk janë aspak premtues në aspektin e trajtimit karshi elitave të tilla, por talenti Uldedaj sërish duhet mbështetur. Prezenca karshi Kryetarit të Bashkisë lips të reklamojë një sportist të tillë në mekanizmat e ndryshëm të Bashkisë dhe vetë autoritetit të kryetarit të saj për ta mbështetur dhe kuruar deri në qelizë një sportist të tillë që prodhon medalje.

Dhe jo për herë të parë! Kryetarit të Bashkisë, paralel me një neglizhencë jo fort të pranueshme të ministrisë së linjës për sportin, duhet t’ia thotë dikujt në vesh që këta që kanë mbetur dhe që garojnë për Shqipërinë, kaq janë dhe duhen mbajtur. Mënyrat dhe format janë të pafundme, por karta e kryetarit për këtë sportist është prezente dhe duhet vënë në sprovë dhe pse jo në veprim të menjëhershëm: Afrimin e imazhit të një sportisti të tillë pranë një kompanie të fuqishme, nën rekomandimin e kryebashkiakut, si sportist i Tiranës, për të pasur në vijimësi një rrugëtim tërësisht solid për të tjera paraqitje që duan shumë punë dhe shumë mbështetje

Ndërkaq, nga ana tjetër, pritje ka edhe Komiteti Olimpik. Ose më saktë, presidenti Bezhani! Për t’u ndalur si fillim pak këtu, për një ngacmim të parë, pasi në vijimësi “shpulla” mund të jetë shumë më e fortë nëse nuk merr vlerësim medalje dhe rezultati në atë që mund të quhet respekt karshi djersës dhe mundit. Paketa e bursave të solidaritetit olimpik, tashmë e ndarë, duhet domosdoshmërisht të riformatohet. Jo prej Jurgenit, por prej medaljes dhe arritjes. Insistimi nga ana e KOKSH për të ndërruar emrat duhet të jetë prioritet konstant dhe i menjëhershëm nga ana e vetë Bezhanit, që ka marrë një premtim publik për të mos humbur të tillë elementë.

Djaloshi Uldedaj nuk kërkon lëmoshën, por karshi tij respekti më i mirë është vlerësimi kundrejt pozicionit të tij në ring. Harta e ndarjes së parave të bursave olimpike duhet të ndryshojë zoti President! Bezhani dhe Komiteti duhet të ndërhyjnë me forcën e arsyes për një ridimensionim të ndarjes së trajtimit, jo mbi bazë emrash, miqsh, tarafesh, por këtë bursë e dikton direkt medalja. Kjo e fundit është arma direkte dhe argumenti që eviton çdo polemikë. Takimet e sotme të boksierit priten të vijojnë në një kohë që mungon ftesa-shtet në aspekt të një trajtimi edhe në nivel tjetër.

Nëse hidhet një hap i tillë, atëherë ka një lëvizje, nëse jo, atëherë kur edhe ky djalë të ikë mos filloni të bëni të revoltuarin nacionalist!

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Grupi ynë i Ligës së Kombeve, i hapur

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Grupi ynë i Ligës së Kombeve, i hapur

AlbanianSport.com 15/11/2024 18:25 ASNN – Trajneri Silvinjo dhe qendërmbrojtësi Arlind Ajeti dolën

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

AlbanianSport.com 14/11/2024 20:20 ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar të enjten stërvitjen

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh