AlbanianSport.com 07.02.2016 18:20
ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit, e cila ka luajtur dje dy takimet e para, ka vijuar sot me 3 takimet e tjera të javës së saj të 20-të. Në takimet që u luajtën pasdreke, Skënderbeu është përballur në Korçë me Kukësin, duke fituar me rezultatin 3-1.
Ndërsa Tirana ka qenë mysafire në Laç, ku ka fituar me rezultatin 3-0 me skuadrën vendase. Takimi i fundit i kësaj jave ka qenë ai që ka nisur të luhet nga ora 16:00, midis Teutës dhe Vllaznisë dhe që është fituar nga vendasit me një gol të vetëm. Dy takimet e para të kësaj jave janë luajtur të shtunën.
Partizani ka vuajtur deri në fund, për të marrë një barazim 1-1 në kryeqytet përballë Flamurtarit, në takimin e sjellë drejtpërdrejt për sportdashësit nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Më herët, Bylisi mundi në fushën e vet Tërbunin, me rezultatin e thellë 4-0.
Pas javës së 20-të, Skënderbeu kryeson e shkëputur renditjen e Kategorisë Superiore, me 46 pikë, dy më tepër sesa ndjekësja më e afërt, Partizani, ndërsa Tirana ka marrë vendin e tretë, me 45 pikë. Në vendin e katërt është Teuta, me 33 pikë, dy pikë më tepër sesa Kukësi i vendit të 5-të.