Gjergj Vyshka 09.12.2014 07:05
“Me ne jo obezë”. Kjo është tema e Konferencës së Tretë Kombëtare të “Sportit për Të Gjithë”, të paktën edhe sipas lajmërimit të Sekretares së Përgjithshme të kësaj Federate, Majlinda Pilinçi, e cila do të zhvillohet sot e nesër në ambientet e hotel “Doro Siti” në kryeqytet.
Konferenca, e cila organizohet nga Federata e “Sportit për Të Gjithë”, është në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, kurse partnerë të saj janë Universiteti i Sporteve dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Nuk duhet harruar që kohë më parë në Durrës, “Sporti për Të Gjithë” pati organizuar një konferencë kombëtare, ndërsa është kthyer në aktive përgjatë gjithë vitit. Ndaj dhe kjo konferencë e sotme duket shumë interesante për sa i përket mbipeshës së fëmijëve dhe pamundësisë së tyre për t’u marrë me sport.