AlbanianSport.com 12.03.2016 22:50
ASNN – Në ndeshjen që mbylli javën e 26-të e Kategorisë Superiore dhe Flamurtari dhe Bylis e mbyllën pa gola përballjen midis tyre. Të dy ekipet luftojnë për të qëndruar në Kategorinë Superiore.
Vllaznia arriti një tjetër fitore të rëndësishme në përpjekjet e saj për t’i shpëtuar rënies. Skuadra shkodrane mundi Tiranën me rezultatin 3-1 në “derbin e Shqipërisë”, i zhvilluar në Fushën Sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës.
Të gjithë golat u shënuan nga lojtarët vendas, pasi edhe ai i Tiranës ishte një autogol. Një tjetër rezultat negativ për bardheblutë që largohen akoma më shumë nga vendi i tretë.
Kukësi dhe Teuta fituan takimet e javës së 26-të, duke mbajtur gjallë luftën për vendin e tretë. Kukësi mundi Tërbunin me rezultatin 1-0, ndërsa Teuta ia doli të marrë 3 pikët me suksesin 2-1 në fushën e Laçit.