AlbanianSport.com 05.03.2016 20:55
ASNN – Pas derbit të kryeqytetit, midis Partizanit dhe Tiranës, të zhvilluar të shtunën dhe të fituar nga të kuqtë me rezultatin 2-0, sot luhen të gjitha ndeshjet e tjera të javës së 24-t të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.
Kështu, duke nisur nga ora 14:00, Vllaznia është mundur 1-2 në Shkodër nga Kukësi, ndërsa po në të njëjtën kohë, Bylisi ka qenë mysafir në Durrës, ku është ndeshur me Teutën vendase dhe është mundur me një gol të vetëm.
Takimi më i spikatur i së shtunës ka qenë padyshim ai i orës 14:00, që u luajt në Laç dhe ku skuadra vendase është mundur 0-2 nga kampionia në fuqi dhe kryesuesja e renditjes, Skënderbeun.
Java e 24-t është mbyllur me takimin e orës 17:00, ku Flamurtari ka pritur në Vlorë Tërbunin në një përballje që vlente mbijetesën dhe që është mbyllur në barazim 1-1, me të golat e shënuar në pjesën e dytë.
Renditjen e Kategorisë Superiore vazhdon ta kryesojë Skënderbeu, me 56 pikë, 4 më tepër sesa Partizani, ndërsa Teuta është ngjitur në vendin e tretë, me 41 pikë dhe Tirana ka mbetur në kuotën e 39 pikëve, duke zbritur në vendin e 4-t.