Me emocionet e kombëtares së femrave, për një sezon të ri të mbarë

Share Button

Erli-Pellumbi-bust

Nga Erlind Pëllumbi* 28.09.2016 13:25

Këtë fundjavë nis edicioni i 71-të i Kampionatit Kombëtar për meshkuj dhe femra. Starti i këtij sezoni filloi me organizimin e Kupës së FSHV-së, e cila si gjithmonë i vjen në ndihmë ekipeve dhe stafeve organizatore, si dhe gjyqtarëve, për të përgatitur sa më mirë këtë sezon të ri. Këtë vit numri i ekipeve në volejboll për meshkuj është rritur, ku prezenca e ekipeve si Erzeni, apo Partizani, do t’i japin më tepër rivalitet dhe bukuri këtij sezoni. Kështu të gjithë së bashku, ekipet, trajnerët, gjyqtarët dhe stafi organizator i FSHV-së janë prej kohësh duke u përpjekur për të filluar një sezon të ri sportiv më të bukur dhe më cilësor.

Në fakt sezoni që u mbyll ishte një rrugë e vështirë për ekzistencën e gjithë familjes së volejbollit shqiptar, por në të njëjtën kohë ishte edhe një periudhë e mbushur me emocione dhe ngjarje të paharrueshme, të cilat do të regjistrohen në vazhdën e sukseseve të historisë së volejbollit shqiptar. Pjesëmarrja e ekipeve kombëtare meshkuj dhe femra në veprimtaritë ndërkombëtare ishte një sukses për volejbollin shqiptar. Të paharrueshme ishin emocionet e forta të fitores kundrejt Polonisë dhe Bjellorusisë që ekipi kombëtar i femrave i dhuroi të gjithë admiruesve të këtij sporti.

Emocione këto që na risollën edhe një herë në vëmendje lavdinë e shkuar të këtij sporti, që duket sikur shumë shpejt do t’i përkasë sërish volejbollit shqiptar. Gjithashtu, përgjatë sezonit të shkuar, përpjekje serioze janë bërë edhe për rritjen profesionale dhe kualifikimin e gjyqtarëve dhe trajnerëve. Kështu përmes projekteve dhe partneriteteve me FBV-në, CEV-in dhe FIVB-në u zhvilluan trajnime për gjyqtarët dhe për trajnerët, si dhe disa festivale mini-volejbolli për fëmijët. Për herë të parë vitin që shkoi u zhvillua një ligë amatore volejbolli me pjesëmarrjen e 16 ekipeve nga institucione të ndryshme.

Ajo gjithashtu është pjesë e projekteve të shumta që ka ndërmarrë FSHV-ja për masivizimin e sportit të volejbollit. Vizita dhe mbështetja e presidentit të CEV-it, Aleksandar Boriçiç, na inkurajon dhe na motivon që të gjithë së bashku si një familje e madhe të punojmë dhe të përpiqemi për të rritur më tej nivelin dhe cilësinë e volejbollit shqiptar. Pa harruar këto kontributin dhe mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Komitetin Olimpik Shqiptar, si dhe Bashkisë së Tiranës. Unë edhe këtë vit do uroja që projektet e FSHV-së të vazhdojnë e të kontribuojnë në masivizimin e këtij sporti dhe rritjen e numrit të sportdashësve në sallat sportive.

Por mbi të gjitha do të uroja që ky sezon i ri që po fillon të jetë sa më cilësor nga pikëpamja teknike dhe sa më “Fair-Play”. Rritja e nivelit të lojës, përgatitja dhe formimi i talenteve të reja për ekipet pjesëmarrëse, por edhe për ato kombëtare, përgatitja dhe kualifikimi i trajnerëve dhe gjyqtarëve, transmetimi i ndeshjeve në mediat vizive (RTSH), apo diskutimi i tyre në mediet e shkruara, sikundër edhe rritja e numrit të shikueseve është një garanci që volejbolli shqiptar po ecën në rrugën e duhur. Suksese të gjithëve në realizimin e objektivave”.

 

* President i Federatës Shqiptare të Volejbollit

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh