AlbanianSport.com 31.01.2015 20:05
ASNN – Partizanit i kanë mjaftuar 10 minutat e para të ndeshjes me Apoloninë, për të marrë një fitore 2-0 dhe 3 pikët që e barazojnë me Skënderbeun në vendin e tretë dhe të katërt të renditjes. Takimi midis Apolonisë dhe Partizanit u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Ndërkaq, më herët, duke nisur nga ora 14:00, janë luajtur 3 takime dhe Vllaznia është mundur në Durrës, duke u dorëzuar me shifrat 1-2 përballë Teutës. Ndërsa në Kukës, skuadra vendase është përballur me Elbasanin, duke e mundur me rezultatin 3-0, me të 3 golat e shënuar nga kroati Pejiç.
Po duke nisur nga ora 14:00, Skënderbeu është përballur në Korçë me Laçin, në një sfidë që është mbyllur me rrjeta të paprekura. Java e 20-të pati nisur të premten, me takimin Tirana-Flamurtari, që u zhvilluar në “Elbasan Arena” dhe u fitua nga kryeqytetasit me rezultatin 1-0.
Pas kësaj jave, renditjen e Kategorisë Superiore e kryeson, Kukësi, me 44 pikë, i ndjekur nga, Tirana me 41 dhe Skënderbeu e Partizani, me nga 40 pikë.