AlbanianSport.com 27/10/2021 23:15
ASNN – Njihen 8 çerekfinalistet, dy përballjet më të spikatura, drejtpërdrejt në Rrjetin e RTSH-së. Një tjetër ekskluzivitet sportiv i Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar është edhe Kupa e Ligës Angleze, që ka zhvilluar në mesjavë takimet e turit të 16-shes. Dhe, pasi, kanë ardhur të martën në mbrëmje në RTSH Sport dhe në RTSH 3 kanë ardhur dy përballjet Çellsi-Sauthempton dhe Arsenal-Liids Junajtid, të mërkurën, duke nisur nga ora 20:45 ka ardhur në RTSH Sport dueli Uest Hem Junajtid-Mançester Siti.
Ndërsa në të njëjtën kohë, në kanalin RTSH 3 erdhi edhe përballja Preston North End-Liverpul. Në fakt, në të dy takimet, pjesët e para u mbyllën me rrjeta të paprekura, edhe për arsye se skuadrat e Premier Ligës kishin zgjedhur të aktivizonin një numër të lojtarëve të stolit. Por në pjesën e dytë, janë pikërisht rezervat e Liverpulit që bëjnë dallimin përballë skuadrës që militon në nivelin e dytë të futbollit anglez, që njihet si “Çempionship”. Takumi Minamino, një lojtar që ka spikatur në Kupën e Ligës Angleze, e kalon Liverpulin në epërsi në minutën e 62-të.
6 minuta para fundit të kohës së rregullt, Origi dyfishon epërsinë e miqve. Liverpuli mposht kështu Preston North End 2-0 dhe siguron vendin në çerekfinale, ndërsa në takimin tjetër, Uest Hem Junajtid-Mançester Siti nuk e kanë gjetur golin as në pjesën e dytë dhe gjithçka është vendosur nga lotaria e 11-metërshve. Aty ku Mançester Siti ka humbur 11-metërshin e parë, duke i shënuar 3 të tjerët, por Uest Hemi i realizuar të 5 goditjet dhe siguron kështu vendin në çerekfinale, duke eliminuar edhe skuadrën që e ka fituar më shpesh këto sezonet e fundit këtë trofe.