Mbyllet turi i 16-shes, njihen 8 çerekfinalistet, 7 nga Primera Divizion

Share Button

AlbanianSport.com 28/01/2021 23:55

ASNN – Mbyllet turi i 16-shes, 7 skuadra janë nga Primera Divizion, një nga Segunda Divizion. Kupa e Spanjës, e njohur ndryshe edhe si Kupa e Spanjës, është një tjetër ekskluzivitet madhor i Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, i cili ka sjell këtë mesjavë përballjet më të spikatura të turit të 16-shes. Dhe, pasi ka transmetuar të mërkurën në mbrëmje drejtpërdrejt takimin e luajtur në Stadiumin “Benito Vijamarin” të Seviljes, midis Real Betisit dhe Real Sociedadit, që u fitua vendasit, por vetëm në shtesë, me shifrat 3-1, transmetuesi publik ka vijuar të mërkurën të sjellë dy përballje të tjera në kanalin RTSH Sport.

I pari ka qenë dueli midis Seviljes dhe Valencias, që është fituar nga vendasit me rezultatin 3-0, me dy gola Luk de Jongut dhe një të Ivan Rakitiçit. Ndërkaq, në takimin tjetër të mbrëmjes, Rajo Vajekano dhe Barcelona i kanë mbyllur me rrjeta të paprekura 45 minutat e para, por në ato të dytat, edhe madrilenët të kalojnë të parët në epërsi, katalanët përmbysin dhe shënojnë dy herë, duket mposhtur Rajo Vajekanon 2-1. Ndërsa të enjten ka ardhur në RTSH Sport përballja Alkojanos dhe Atletik të Bilbaos, e cila e ka mbyllur pjesën e parë me epërsinë minimale të vendasve. Por miqtë do të barazojnë shifrat në minutën e 53-të, me anë të Vijalibres.

Ndërsa 12 minuta para fundit, Injaki Uilliams do të shënojë golin e dytë të baskëve, që përmbysin shifrat. Atletik i Bilbaos mposht kështu Alkojanon 2-1 dhe siguron vendin në çerekfinale të Kupës së Spanjës, aty ku janë kualifikuar të martën Levante, Vijareali dhe Real Betisi, ndërsa të mërkurën, Sevilja, Barcelona, por edhe Almeria, që mposhti pas goditjes së 11-metërshave Osasunën, pasi koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën me rrjeta të paprekura. Ndërkaq, të enjten, Granada ka mposhtur ekipin e kategorisë së 3-të të futbollit spanjoll, Navalkarneron, me rezultatin tenistik 6-0.

Kështu, nga 8 skuadrat çerefinaliste, 7 janë nga niveli më i lartë, Primera Divizon, një nga niveli i dytë, Segunda Divizion.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh