AlbanianSport.com 30.11.2014 15:55
ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur të dielën pasdite dy prej ndeshjeve të javës së saj të 14-të dhe Tirana është ndalur në një barazim pa gola në kryeqytet përballë Laçit, ndërsa në takimin e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, Kukësi ka mundur minimalisht Skënderbeun.
Në takimin që nis në ora 17:00, Teuta pret në Durrës Partizanin. Pas një 45-minutëshi të parë me rrjeta të paprekura, ai i dyti nis me gol dhe Dushku do të kthejë në rrjetë një goditje këndi të kuksianëve, gol ky që do të mbetet në fuqi deri në fund. Kukësi merr fitoren që e ngjit në kuotën e 28 pikëve, një më pak se Tirana, që është ndalur të dielën në një barazim pa gola në kryeqytet përballë Laçit.
Ndërsa Skënderbeu mbetet në kuotën e 27 pikëve. Kategoria Superiore ka nisur të shtunën javën e saj të 14-të, javë e cila mbyllet të hënën. Në takimin e zhvilluar në Fier, Vllaznia ka korrur një fitore minimale, por mjaft të vyer, ndaj Apolonisë vendase, falë një goli të realizuar nga Soza në minutën shtesë të pjesës së parë. Pas kësaj fitoreje, Vllaznia i largohet zonës së ftohtë të renditjes.
Ndërsa humbja afron më shumë Apoloninë me Kategorinë e Parë, pasi mbetet në vendin e parafundit të renditjes. Java e 14-të mbyllet të hënën me sfidën e orës 17:00, Flamurtari-Elbasani.
Kategoria Superiore
Java e 14-të
Të shtunën:
APOLONIA – VLLAZNIA 0-1
Shënues: Soza 45+1′
Stadiumi “Loni Papuçiu”, Vlorë
Të dielën:
TIRANA – LAÇI 0-0
Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, Tiranë
KUKËSI – SKËNDERBEU 1-0
Shënues: E. Dushku 47’
Stadiumi “Zeqir Ymeri”, Kukës
TEUTA – PARTIZANI (17:00)
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
Të hënën:
FLAMURTARI – ELBASANI (17:00)
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë