AlbanianSport.com 29.03.2015 19:00
ASNN – Me përfundimin e sezonit të rregullt, Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra ka përcaktuar edhe 4 skuadrat që do të vazhdojnë për më tej, si dhe kalendarin e gjysmëfinaleve të “play-off”-it.
Këto 4 skuadra janë Apolonia, Flamurtari, Tirana dhe Skënderbeu, që cilat në përfundim të sezonit të rregullt zunë përkatësisht 4 vendet e para të renditjes. Sipas formulës së paracaktuar, vendi i parë përballet në gjysmëfinale me vendin e 4-t, ndërsa i dyti me të 3-tin.
Kështu, në gjysmëfinale, ndeshjet e para të të cilave luhen më 4 prill 2015, dhe Apolonia do të ndeshet në Durrës me Skënderbeun, ndërsa në duelin tjetër, përballen dy rivalet historike, Flamurtari dhe Tirana dhe ndeshja e parë luhet në Vlorë.
Takimet e dyta të gjysmëfinaleve luhen më 8 prill 2015, përkatësisht në Korçë dhe në kryeqytet, ndërsa takimet e treta dhe të fundit, nëse do të jetë e nevojshme, do të luhen 3 ditë më pas, përkatësisht në Durrës dhe në Vlorë.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kalendari i “play-off”-it
Gjysmëfinalet:
Takimet e para
(4 prill 2015)
Apolonia – Skënderbeu
Flamurtari – Tirana
Takimet e dyta
(8 prill 2015)
Skënderbeu – Apolonia
Tirana – Flamurtari
Takimet e treta*
(11 prill 2015)
Apolonia – Skënderbeu
Flamurtari – Tirana
* Nëse do të jetë e nevojshme.