Mbyllet kampionati në Spanjë & Angli, kurorëzohen Barcelona & Çellsi

Share Button

Celsi-Barcelona

AlbanianSport.com 24.05.2015 20:05

ASNN – Mbyllen kampionatet e futbollit edhe në Spanjë e Angli. Barcelona e Çellsi janë skuadrat fituese të titullit kampion për këtë sezon. Për Barçën, rrugëtimi nuk ka përfunduar teksa duhet të luajë në dy finale, atë të Kupë së Mbretit (Kupës së Spanjës) dhe Ligën e Kampioneve.

Barcelona ka fituar titullin “kampion” për këtë sezon, edhe pse ka barazuar 2-2 në ndeshjen e fundit. Lionel Mesi ka shënuar dy gola duke vazhduar në rrugën e rekordeve personale. Tashmë kampionët e Spajnës mendojnë për dy finalet e tjera, atë për Kupën e Mbretit dhe atë të Ligës së Kampioneve.

Për Barcelonën, fundi i këtij kampionati ka qenë disi i dhimbshëm teksa nuk do të ketë më shërbimet e Ksavi Hernandez, mesfushorit magjik që ka lënë vulën e tij në të gjitha trofetë e arritura nga skuadra spanjolle, si në Spanjë, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Çelsi është shpallur “kampion” i Anglisë teksa ka mundur në ndeshjen e fundit Sandërlendin, me shifrat 3-1. Në një ceremoni të bukur, skuadra e trajnerit Zhoze Murinjo, ka festuar titullin së bashku me tifozët në Stadiumin “Stemford Bridxh” të Londrës.

Tifozët e Çelsit kanë qenë të jashtëzakonshëm teksa kanë brohoritur gjatë gjithë kohët për idhujt e tyre. Ata kanë përshëndetur me respekt edhe portierin çek, Peter Çeh, si dhe sulmuesin nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, të cilët i kanë dhënë lamtumirën skuadrës londineze.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh