Gjergj Vyshka 29.11.2014 13:55
Dje janë luajtur ndeshjet e fundit të javës së dytë të Grupit B të Kategorisë së Tretë. Ajo që bën përshtypje dhe që duhet konsideruar si surpriza e javës së dytë është fitorja e Jang Bojs në Kamëz ndaj Valbonës 0-2. Skuadra korçare, të paktën siç dhe ka pohuar vetë, është ndër rastet e rralla që të gjitha ndeshjet e saj i luan jashtë fushës së vet, sa në Kamëz, aq dhe në Pezë.
Ndoshta nisur dhe nga ajo që Ada B ka luajtur ndeshjen e saj me AAS në Velipojë, apo kur Sopoti B me Gramshin B ka luajtur në Elbasan, nuk ka pse dhe Jong Bojs të mos luajë në fushën e vet. Gjithsesi skuadra edhe duke gjetur fitoren e saj të parë në këtë kampionat duket se ka hyrë në vallen e pretendentëve. Ndonëse është ende herët, sepse kampionati i Kategorisë së Tretë është i gjatë deri në fund të këtij sezoni.
Ndërkohë Internacionali, edhe duke fituar dje minimalisht 1-0 me Shkëndijën e Durrësit, i është bashkuar Rubikut në kryesim, pasi ka gjashtë pikë në dy javë kampionat. E paqartë mbetet situata për Pajovën, ndonëse është lajmëruar që është regjistruar në kampionat. Por deri më tani nuk ka as ditë dhe as datë për dy ndeshjet e saj të prapambetura me Sopotin B dhe me Adriatikun 2012.
Përfundimisht Kategoria e Tretë e ka mbyllur javën e saj të dytë me shumë gola dhe me vetëm polemikën e Golemit dhe akuzat e saj për gjyqtarë të blerë e të shitur tek Jehona e Kozarës.
Kategoria e Tretë
Grupi B
Java e dytë
(26-28 nëntor 2014)
Të mërkurën:
Sopoti B – Gramshi B 3-0
Jehona Kozare – Golemi 2-0
Të enjten:
Rubiku – Fushë-Mbreti 3-2
Të premten:
Internacional – Shkëndija Durrës 1-0
Valbona – Jang-Bojs 0-2
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Rubiku 2 2 0 0 7-2 6
- Internacional 2 2 0 0 3-0 6
- Sopoti B 1 1 0 0 3-0 3
- Jehona Kozare 2 1 0 1 2-1 3
- Jang-Bojs 2 1 0 1 2-2 3
- Shkëndija D 2 1 0 1 1-1 3
- Valbona 2 1 0 1 3-4 3
- Golemi 2 1 0 1 1-2 3
- Adriatiku 2012 1 0 0 1 0-1 0
- Fushë-Mbret 2 0 0 2 4-6 0
- Gramshi B 2 0 0 2 0-7 0
- Pajova 0 0 0 0 0-0 0