Gjergj Vyshka 12.10.2015 09:45
ASNN – Edhe java e dytë e nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj që njihet si Kategoria e Parë, ka ulur dje siparin me takimin midis Superior Klimës dhe Skënderbeut, që është fituar nga skuadra e trajnerit Eduart Çani, me rezultatin e thellë 80-31.
Në fakt, kjo sfidë ka përfunduar praktikisht në 20 minutat e para, teksa Superiori regjistroi epërsinë në shifrat 40-16, ndërsa dy pjesët e tjera shënoi edhe 40 pikë të tjera, kundrej vetëm 15 pikëve të Skënderbeut. Me këtë fitore, Superior Klima merr kreun e renditjes me 4 pikë, dy pikë më tepër sesa Ardhmëria Basket dhe Elbasani.
Këto dy të fundit kanë luajtur një ndeshje më pak. Në takimin tjetër të javës së dytë, Ardhmëria Basket jo vetëm që ka qenë bindëse në lojën e saj, por dhe spektakolare, ndërsa për asnjë moment nuk i ka dhënë hapësira kundërshtarit për të reaguar, duke fituar ndaj Tirana Eagles, me rezultatin e thellë 84-33.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e dytë
(9-11 tetor 2015)
Të premten:
Ardhmëria Basket – Tirana Eagles 84-33
Të dielën:
Superior Klima – Skënderbeu 80-31
Elbasani pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Superior Klima 2 2 0 148-71 4
- Ardhmëria Basket 1 1 0 84-33 2
- Elbasani 1 1 0 87-57 2
- Tirana Eagles 2 0 2 73-152 2
- Skënderbeu 2 0 2 88-167 2