Mbyllet java e 8-të, Tirana përmbys kreun, përfiton Goga Basket

Share Button

Basketball-logo-Femra

AlbanianSport.com 18.12.2016 09:25

ASNN – Janë luajtur dje dy ndeshjet e tjera të javës së 8-të të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për femra dhe Tirana ka fituar në Vlorë ndaj Flamurtarit, me rezultatin 90-87. Për të përcaktuar skuadrën fituese janë dashur 5 minutat shtesë, sepse, pas 4 pjesësh me nga 10 minuta lojë të rregullt secila, ndeshja është mbyllur ne barazim 80-80.

Në Pallatin e Sportit të qytetit të Vlorës, përballë kanë qenë  Flamurtari dhe Tirana, dy skuadra që deri më tani nuk e njihnin humbjen dhe rivale për titullin “kampion”. Pikërisht një ndeshje mes skuadrash rivale ka qenë ajo e zhvilluar, në një mjedis ku ka patur mjaft rivalitet dhe shumë emocione. Një takim me të vërtetë mes skuadrash që këtë sezon kërkojnë titullin “kampion”.

Të dyja skuadrat janë gjendur në pozita të ndryshme gjatë ndeshjes, herë në epërsi dhe herë prapa, por, në fund, gjithçka është mbyllur në barazim. Janë dashur 5 minutat shtesë për të përcaktuar skuadrën fituese dhe, në fund, ka buzëqeshur Tirana, që tashmë me këtë fitore mban e vetme vendin e parë, duke mos njohur asnjë humbje, ndërsa Flamurtari, ekipi “kampion” në fuqi, zbret në vend të dytë.

Ndërkohë, në takimin tjetër të zhvilluar dje, ekipi i Elbasanit është mundur nga ai i Goga Basket, me shifrat 74-92. Ndeshja ka folur për vajzat mike, të cilat nuk e vunë në diskutim për asnjë çast fitoren. Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit i ka luajtur të premten dy ndeshjet e para të javës së saj të 8-të, duke vënë përballë njëra-tjetrës skuadrat që mbajnë vendet e gjysmës së poshtme të renditjes.

Në kryeqytet Studenti femra ka treguar forcën e saj në përballjen e pasdites së djeshme në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, ndaj Apolonisë. Triumfi i  skuadrës së drejtuar nga trajnerja Fiorentina Mitku është vulosur praktikisht që në pjesën e parë. Në takimin tjetër të luajtur të premten, Skënderbeu e ka kaluar pa shumë vështirësi sfidën në Sallën Sportive të Bathores ndaj Kamza Basket, duke fituar 67-51.

 

Kampionati Kombëtar

i Basketbollit – Femra

 

Kategoria e Parë

 

Java e 8-të

(16-17 dhjetor 2016)

 

Të premten:

Kamza Basket – Skënderbeu        51-67

Studenti – Apolonia                                    78-50

 

Të shtunën:

Flamurtari – Tirana                          87-90

Elbasani – Goga Basket                 74-92

Vllaznia                                             pushim

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         H.        Psh-Pp           Pikë

  1. Tirana                         7          7          0          520-412         14
  2. Goga Basket             7          6          1          599-394         13
  3. Flamurtari                  7          6          1          545-452         13
  4. Vllaznia                     7          4          3          474-415         11
  5. Studenti                     7          4          3          458-436         11
  6. Elbasani                    7          2          5          484-510           9
  7. Skënderbeu              7          2          5          425-472           9
  8. Apolonia                    7          1          6          425-558           8
  9. Kamza Basket          8          0          8          414-695           8

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh