AlbanianSport.com 20.11.2016 09:35
ASNN – Pasi ka luajtur të enjten duelin e kreut, ku Partizani ka mundur 3-1 Farka Volejin, Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Meshkuj, i ka luajtur dje 3 ndeshjet e tjera të javës së tij të 8-të dhe Studenti është rikthyer tek suksesi, teksa dje në sallën Nr. 2 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, ka mundur Teutën, 3-1.
Për t’u evidentuar një karton i kuq për Bardhin e Teutës, që i ka rënë topit me forcë me këmbë në nervozizëm e sipër. Skuadra e trajnerit Ben Sako mban vendin e 3-të, me 14 pikë, një më pak se Farka Volej e vendit të dytë, dhe një më tepër sesa Vllaznia e vendit të 3-të, që dje është mundur 2-3 nga Erzeni.
Shijakasit ndajnë vendin e 5-të dhe të 6-të të renditjes me Tiranën, që, për efekt kalendari, ishte pushim. Në takimin e fundit të javës së 8-të, Skënderbeu ka mundur Elbasanin në përballjen që u zhvillua në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”, duke triumfuar në 4 sete.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 8-të
(17-19 nëntor 2016)
Të enjten:
Partizani – Farka Volej 3-1
Të shtunën:
Elbasani – Skënderbeu 1-3
Erzeni – Vllaznia 3-2
Studenti – Teuta 3-1
Tirana pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Partizani 7 7 0 21-2 21
- Farka Volej 7 5 2 17-8 15
- Studenti 7 5 2 15-11 14
- Vllaznia 7 4 3 15-11 13
- Erzeni 7 4 3 15-11 12
- Tirana 7 4 3 15-10 12
- Skënderbeu 8 2 6 6-20 6
- Teuta 7 1 6 6-20 2
- Elbasani 7 0 7 4-21 1