AlbanianSport.com 12.01.2015 13:55
ASNN – Fushë-Mbreti e ka nisur mbarë vitin e ri 2015, teksa në kuadrin e javës së 6-të të Kategorisë së Tretë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka fituar 1-0 ndaj Jang Bojsit.
Ka qenë një fitore e vështirë e skuadrës së Hekuran Jakupit ndaj korçareve të Hektor Kapllanit. Një ndeshje e fortë dhe me shumë rivalitet, ndërsa rastet për shënim kanë qenë prezente në të dy portat. Por mbrojtjet respektive, si dhe portierët e të dy skuadrave janë treguar të kujdesshëm. Ndeshja është zgjidhur nga një gol i Selmanit në të 33’ dhe në përfundim të 90 minutave 1-0 për Fushë-Mbretin.
Fushë-Mbreti – Jong Bojs 1-0
Shënues: Selmani 33’
FUSHË-MBRETI: Hasfatia, Xhepa, Basha, Greca, Puka, Kasa, Koçi, Tola, Xhina, Selmani, Mezini. Trajner: H. Jakupi. U aktivizuan: Preçi, Lleshi, Hushi
JANG BOJS: E. Beshiri, Gega, Felau, Sorra, Fezaj, Kapllani, N. Beshiri, Xhangolli, Xite, K. Feçanji, S. Feçanji Trajner: H. Kapllani U aktivizuan: Durmishllani, Cenko, Çaushi
GJYQTARË: A. Zdrava, U. Korra, K. Bodurri (Elbasan)
Kategoria e Tretë
Grupi B
Java e 6-të
(7 janar 2015)
Sopoti B – Golemi 2-4
Gramshi B – Shkëndija Durrës 0-3 (në tavolinë)
Fushë-Mbret – Jang Bojs 1-0
Valbona – Jehona Kozarë 1-1
Rubiku – Adriatiku 2012 5-2
Internacional – Pajova 5-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Internacional 6 5 1 0 14-1 16
- Rubiku 6 5 0 1 16-8 15
- Shkëndija Durrës 6 4 0 2 11-5 12
- Valbona 6 3 1 2 15-13 10
- Golemi 6 3 0 3 9-9 9
- Fushë-Mbret 6 2 1 3 10-11 7
- Jong-Bojs 5 2 0 3 7-6 6
- Sopoti B 4 2 0 2 7-8 6
- Jehona Kozare 6 1 3 2 7-9 6
- Pajova 4 1 1 2 8-11 4
- Adriatiku 2012 5 1 0 4 9-16 3
- Gramshi B 6 0 1 5 3-19 1