AlbanianSport.com 21/06/2020 22:25
ASNN – Me sfidat e vlefshme për fazën e “play-out”-it, niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Parë, ka mbyllur javën e tij të 22-të, në Grupin A, Kastriotin e ndan vetëm hipoteza matematikore nga Kategoria Superiore, e ethshme beteja e mbijetesës.
Krutanët mjafton të marrin një pikë të vetme në takimin e radhës, në Shijak ndaj Erzenit, kurse Besëlidhja duket se do të kënaqet me vendin në “play-off”-in e të dytave të dy grupeve. Në krahun tjetër, Dinamo mbetet kandidate kryesore për rënien, pavarësisht një përpjekjeje të vonshme për ringjallje.
Ndërkaq, në Grupin B, Apolonia udhëheq betejën për Kategorinë Superiore, ndërsa beteja e mbijetesës është një “derbi” lokal. Fierakët janë paksa të shkëputur në krye të renditjes, por Pogradeci dhe Lushnja premtojnë ende betejë për ngjitjen, dy fqinjët, në duelin për të shmangur rënien në skajin tjetër.
Ndërkaq, sa u përket ndeshjeve që u luajtën të dielën, 3 sfidave të vlefshme për për fazën e “play-out”-it të Grupit B të Kategorisë së Parë, ku nuk munguan surprizat. Elbasani dhe Turbina arritën fitore tepër të rëndësishme në fushë të huaj, përkatësisht përballë Devollit dhe Shënkollit.
“Tigrat” verdheblu, triumfuan me përmbysje 1-2 përballë skuadrës bilishtare, falë golave të Çemës dhe Nurit. Ndërkohë në përballjen tjetër, Iliria bëri detyrën në shtëpi përballë Orikut, duke triumfuar me rezultatin 2-0. Shënkolli duket i rënë, ndërsa Elbasani dhe Turbina e Cërrikut luftojnë për të mos e shoqëruar atë një kategori më poshtë.